Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2022, 13:40

“Taksimi i tokave, mekanizëm jo funksional” - Zhllima: Nxitja të bëhet me shpërblim. Buxheti për bujqësinë, i pamjaftueshëm

Nga SCAN TV
“Taksimi i tokave, mekanizëm jo funksional” - Zhllima: Nxitja

Taksimi i tokave për fermerët që nuk i punojnë ato, nuk është mënyra e duhur për t’i nxitur ata që të rrisin sipërfaqen e shfrytëzuar për prodhim. Në një intervistë për SCAN TV, eksperti i politikave të zhvillimit bujqësor dhe rural, Edvin Zhllima, thekson se kjo inciativë është ndërmarrë dhe herë të tjera dhe nuk është funksionale.

Sipas tij, duhen politika shpërblyese për nxitjen e femrëve që të punojnë tokën apo që ta japin atë me qira.

Nga ana tjetër, teksa po diskutohet buxheti për bujqësinë për vitin e ardhshëm, eksperti thekson se ai është i pamjaftueshëm për zhvillimin e sektorit dhe 5 herë më i ulët se sa duhet të jetë.

Sa i takon mbështetjes së dhënë fermerëve përmes skemës kombëtare të subvencioneve, eksperti Zhllima shpreh shqetësimin se mungon një vlerësim konsistent i kësaj skeme ndër vite, e cila do të orientonte më mirë politikat që duhen ndjekur në të ardhmen.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat