Europa Postuar më 4 Nëntor 2022, 13:38

Rregulla të reja për kompanitë e mëdha teknologjike - BE konfirmon hyrjen në fuqi të “Digital Market Act”

Nga SCAN TV
Rregulla të reja për kompanitë e mëdha teknologjike - BE

Ka hyrë në fuqi këtë muaj “Digital Market Act”, rregullorja e re e Bashkimit Europian për të luftuar paraktikat e padrejta të tregut dhe shtrembërimet e konkurrencës nga ana e kompanive të mëdha teknologjike. Do të duhen gjashtë muaj para se të fillojë aplikimi i vërtetë i rregullave, që do të kenë një afat që do të përcaktohet më vonë por që nga marsi 2024 do të jenë në fuqi detyrimet e ndryshme për të kufizuar fuqinë e madhe të gjigantëve dixhitalë.

Në rast se do të ketë shkelje të rregullave do të ketë gjoba deri në 20% të fitimeve të faturuara. Bëhet fjalë për një reformë, me anë të së cilës Bashkimi Europian synon të jetë një hap përpara në nivel botëror. Mjafton të mendohet se vetëm pak ditë më parë komisari për tregun e brendshëm në BE, Tieri Breton, përshëndeti blerjen e Tuitter nga ana e Elon Musk me një mesazh të qartë: Në Europë zogu do të fluturojë sipas rregullave tona.

“Digital Market Act” parashikon detyrime dhe ndalime për platformat e mëdha online, të konsideruara në një aset të ri si rojtarë, dhe për të cilët do të parashikohen rregulla të reja. Bëhet fjalë për rrjete sociale, motorë kërkimi, shërbime për mesazhet dhe oër shpërndarjen e videove, platforma on line për shitje, por dhe sisteme operative që kanë përmasa të rëndësishme për sa i përket fitimeve në Bashkimin Europian. Si për shembull kur kanë më shumë se 45 milion përdorues aktivë në muaj në BE, ose nëse kanë një pozicion të konsoliduar dhe të qëndrueshëm. Kjo reformë historike shoqërin një masë të ngjashme të “Digital Service Act” që synon në thelb të afirmojë principin sipas të cilit ajo që është e paligjshme offline duhet të jetë e tillë dhe online.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat