Nafta ngjitet në mbi 96 dollarë për fuçi - Fitimet kufizohen nga recesioni i mundshëm për ekonominë globale

Çmimet e naftës janë kthyer në rritje të ndjeshme gjatë tregtisë europiane, duke rikuperuar të gjitha humbjet e një dite më parë. Megjithatë, fitimet po kufizohen nga pritshmëritë se Rezerva Federale do të vijojnë me politikën monetare shtrënguese dhe nga infektimet e reja me Covid-19 në Kinë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 96 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 90 dollarë për fuçi.
Në sesionin e kaluar, të dyja kontratat humbën rreth 1.5% të vlerës. Frika për një recesion në SHBA, që është konsumatori më i madh i naftës në botë, u përshkallëzua të enjten pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se është ende shumë herët për të menduar ngadalësimin e hapit të rritjes së interesave. Edhe Banka e Anglisë paralajmëroi se Britania ha hyrë në recesion dhe ekonomia mund të mos regjistrojë rritje edhe për të paktën dy vite.
Të gjitha këto zhvillime përkthehen në një kërkesë më të ulët për naftë. Kërkesa është dëmtuar më tej nga kufizimet e reja kundër Covid-19 në Kinë, që kanë detyruar autoritetet të vendosin në karantinë disa provinca. Në tregun e metaleve të çmuara, ari po tregtohet në rreth 1650 dollarë për onz, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 19.8 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Dollari, fitimet më të mëdha javore në një muaj - Mbështetet nga vendimi i FED për të vijuar me politikën monetare shtrënguese
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitimet më të mëdha javore në rreth 1 muaj. Në anën tjetër, paundi......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët ripozicionohen në një terren të ri ekonomik
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pas një jave mjaft intensive për sa i përket politikave monetare të bankave qëndrore......

Raporti: Europianët po varfërohen me 3 mijë euro në vit për shkak të masave shtrënguese!
Qytetarët europianë kanë humbur rreth 3,000 euro në vit për shkak të masave shtrënguese të zbatuara nga qeveritë e BE-së që nga kriza financiare e vitit 2007,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi është blerë këtë të premte me 119.4 lekë dhe është shitur me 120.4 lekë në raport me një ditë më parë......

Rekord botëror: Pse Zvicra ndërtoi një tren 2 kilometra të gjatë?! (FOTOT)
Lart në Alpet zvicerane, St Moritz bëri emrin e tij si një vend për të shtyrë kufijtë e sporteve dimërore. Në kohën kur priti Lojërat e dyta Olimpike Dimërore......

“Konsumi i energjisë u ul me 6.2%” - Balluku: Tregues për aplikimin e fashës. Bushati: Subvencioni për panelet diellore, i papërfillshëm
Shrenjtimi i energjisë së konsumuar mbi 800 këh u kthye në objekt debati midis deputetëve të opozitës dhe ministers së Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda......

“24.6% e buxhetit të rrugëve do shkojë për PPP-të” - Balluku: Vitin që vjen rihapet gara koncesionare për Milot–Balldren. Aksi, me pagesë
24.6% e buxhetit të planifikuar për rrugët do të shkojë për finnacimin e kontratave të partneritetit publik-privat. “. Gjatë diskutimit në komisionet......

Edhe pak orë nga shorteu i madh i SPAR Albania - Me 4 nëntor, në SCAN TV transmetohet live përzgjedhja e 20 fituesve të parë
Edhe pak orë na ndajnë nga shorteu i madh i Spar ku do të shpërndahen çmime me vlerë 20 mijë euro për klientët që kanë bërë më parë blerje. Pas këtij shorteu,......