Raporti: Europianët po varfërohen me 3 mijë euro në vit për shkak të masave shtrënguese!

Qytetarët europianë kanë humbur rreth 3,000 euro në vit për shkak të masave shtrënguese të zbatuara nga qeveritë e BE-së që nga kriza financiare e vitit 2007, sipas një raporti të ri.
Studimi i Fondacionit të Ekonomisë së Re (NEF) dhe Finance Watch i publikuar të premten thotë gjithashtu se vendet e BE-së mund të kishin shpenzuar deri në 1000 euro më shumë në vit për person në shërbimet publike nëse do të ishin zbatuar shkurtime më të ashpra.
Lajmi vjen në një kohë kur shtetet e BE-së po grumbullojnë nivele borxhi të papara gjatë kohës moderne të paqes për të zbutur pandeminë COVID-19 dhe efektet e luftës në Ukrainë. Frank Van Lerven, drejtues i programit të makroekonomisë në NEF, tha se masat shtrënguese kanë qenë një dështim.
Pas krizës financiare, Brukseli prezantoi rregulla fiskale për huamarrjen dhe shpenzimet e qeverisë, të cilat ishin më të rrepta, ideja ishte për të reduktuar borxhin kombëtar. Kjo u bë përmes shkurtimeve të shpenzimeve publike dhe investimeve.
Por ndërsa goditi pandemia, BE-ja pezulloi këto rregulla të njohura si Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes (SGP) për t'u lejuar vendeve të BE-së më shumë fleksibilitet në trajtimin e pasojave ekonomike. Hulumtimi nga Fondacioni i Ri Ekonomik zbuloi se masat e mëparshme shtrënguese e kanë lënë Europën më të prekshme ndaj goditjeve ekonomike nga COVID-19 dhe kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Nëse shkurtimet nuk do të kishin qenë kaq të rënda, ai thotë se 533 miliardë euro do të ishin në dispozicion për qeveritë e BE-së për t'i shpenzuar në projektet e infrastrukturës, përfshirë ato të gjelbra, të cilat sipas studimit mund të kishin ndihmuar në zbutjen e ndikimit të rritjeve në çmimet e energjisë.
Por Antonios Nestoras, drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Forumit Liberal Europian, tha se gjetjet e raportit nuk japin një perspektivë të ekuilibruar dhe nuk marrin parasysh faktorë të tjerë të rëndësishëm, duke shtuar se nivelet e shpenzimeve publike mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm pasi të jetë krijuar pasuria në shoqëri.
Komisioni Europian do të prezantojë planet e tij të mërkurën e ardhshme për udhëzimet e tij të reja fiskale pasi të përfundojë pezullimi i paktit të rregullave në fund të vitit 2023. Për momentin, propozimet po mbahen të fshehta, por për Sebastian Mang, një zyrtar i lartë i fushatës në Fondacionin e Ekonomisë së Re, rregullat e shpenzimeve duhet të zbuten në të ardhmen.
Nestoras, nga ana tjetër, tha se duhet gjetur një ekuilibër kur bëhet fjalë për rregullat fiskale të BE-së. Studimi i NEF dhe Finance Watch argumenton gjithashtu se vendet që ndoqën masa më të mëdha shtrënguese dhe shkurtime të shpenzimeve publike, si Greqia dhe Italia, në fakt përfunduan me nivele më të larta të borxhit të qeverisë.
Dallime u gjetën edhe në ndikimin e masave në të ardhurat e disponueshme. Pagat gjermane ranë vetëm me 1% në krahasim me para krizës financiare, ndërsa në Irlandë dhe Spanjë, disa nga vendet më të goditura, të ardhurat mesatare ranë me 29% dhe 25%.
Berlini, i njohur si një nga vendet anëtare më të kursyera të BE-së, ishte një përkrahës kryesor i masave shtrënguese dhe shkurtimeve në atë kohë.
Kohët e fundit, ai ka qenë në gjendje të përballojë një paketë ndihme prej 200 miliardë eurosh për të ndihmuar popullin dhe bizneset gjermane gjatë krizës aktuale të energjisë, duke i mërzitur shumë shtetet e tjera anëtare që nuk mund ta përballojnë këtë në një shkallë kaq të madhe.
Sondazhi i përfshirë në raport zbuloi se 70% e njerëzve janë të shqetësuar për atë që mund të ndodhë nëse masat shtrënguese rifuten. Në të njëjtën kohë, 70% e të anketuarve raportuan gjithashtu shqetësim për rritjen e borxhit të qeverisë.
Megjithatë, një gjë për të cilën njerëzit që u pyetën ishin të sigurt ishte nevoja për të investuar më tej në shërbimet publike jetike si arsimi, shëndetësia dhe kujdesi social.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi është blerë këtë të premte me 119.4 lekë dhe është shitur me 120.4 lekë në raport me një ditë më parë......

Rekord botëror: Pse Zvicra ndërtoi një tren 2 kilometra të gjatë?! (FOTOT)
Lart në Alpet zvicerane, St Moritz bëri emrin e tij si një vend për të shtyrë kufijtë e sporteve dimërore. Në kohën kur priti Lojërat e dyta Olimpike Dimërore......

“Konsumi i energjisë u ul me 6.2%” - Balluku: Tregues për aplikimin e fashës. Bushati: Subvencioni për panelet diellore, i papërfillshëm
Shrenjtimi i energjisë së konsumuar mbi 800 këh u kthye në objekt debati midis deputetëve të opozitës dhe ministers së Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda......

“24.6% e buxhetit të rrugëve do shkojë për PPP-të” - Balluku: Vitin që vjen rihapet gara koncesionare për Milot–Balldren. Aksi, me pagesë
24.6% e buxhetit të planifikuar për rrugët do të shkojë për finnacimin e kontratave të partneritetit publik-privat. “. Gjatë diskutimit në komisionet......

Edhe pak orë nga shorteu i madh i SPAR Albania - Me 4 nëntor, në SCAN TV transmetohet live përzgjedhja e 20 fituesve të parë
Edhe pak orë na ndajnë nga shorteu i madh i Spar ku do të shpërndahen çmime me vlerë 20 mijë euro për klientët që kanë bërë më parë blerje. Pas këtij shorteu,......

Katër ditë pune në javë në Portugali - Vendimi i qeverisë do të zgjasë 6 muaj
Të punosh më pak është më mirë. Një mënyrë e re për të parë punën: debati për katër ditë pune në javë nuk është i ri, por eksperiencat konkrete vazhdojnë.......

Lëvizje me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor - Nënshkruhen 3 marrëveshje në Berlin, Scholz: Europa kompletohet me këtë rajon
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan këtë të enjte 3 marrëveshje në Samitin i Berlinit të mbajtur në Kancelarinë Federale në Gjermani. Lëvizja e......

Greqi, bie indeksi i ndjesisë ekonomike në tetor - Pas përfundimit të sezonit veror, më pak të punësuar e të ardhura
Indeksi i ndjesisë ekonomike në Greqi ra në 98.3 pikë në muajin tetor, nga 104.9 që ishte në shtator, me përfundimin e sezonit turistik që nëkupton më pak të......