Dollari, fitimet më të mëdha javore në një muaj - Mbështetet nga vendimi i FED për të vijuar me politikën monetare shtrënguese

Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitimet më të mëdha javore në rreth 1 muaj. Në anën tjetër, paundi britanik është gjendur nën presion, pasi Banka e Anglisë përveçse rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, sinjalizoi një ndryshim të politikës në muajt në vijim. Për rrjedhojë, paundi ka rënë poshtë 1.12 dollarëve, ndërsa vetëm në sesionin e kaluar ra me rreth 2%, duke i çuar humbjet javore në rreth 4%.
Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, rritja më e madhe që nga viti 1989, por paralajmëroi investitorët se Britani rrezikon recesionin më të gjatë në 1 shekull. Kjo do të thotë se kostot e huamarrjes mund të rriten më pak se parashikimet. Ndërkohë, edhe euro ka rënë poshtë 0.98 dollarëve dhe vetëm në sesionin e kaluar humbi rreth 0.7% të vlerës. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, është rritur në rreth 112.9, niveli më i lartë në dy javët e fundit.
Tashmë, investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA për tetorin dhe analistët parashikojnë se ekonomia amerikane do të ketë krijuar edhe 200 mijë vende të reja pune. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 20,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1580 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët ripozicionohen në një terren të ri ekonomik
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pas një jave mjaft intensive për sa i përket politikave monetare të bankave qëndrore......

Raporti: Europianët po varfërohen me 3 mijë euro në vit për shkak të masave shtrënguese!
Qytetarët europianë kanë humbur rreth 3,000 euro në vit për shkak të masave shtrënguese të zbatuara nga qeveritë e BE-së që nga kriza financiare e vitit 2007,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi është blerë këtë të premte me 119.4 lekë dhe është shitur me 120.4 lekë në raport me një ditë më parë......

Rekord botëror: Pse Zvicra ndërtoi një tren 2 kilometra të gjatë?! (FOTOT)
Lart në Alpet zvicerane, St Moritz bëri emrin e tij si një vend për të shtyrë kufijtë e sporteve dimërore. Në kohën kur priti Lojërat e dyta Olimpike Dimërore......

“Konsumi i energjisë u ul me 6.2%” - Balluku: Tregues për aplikimin e fashës. Bushati: Subvencioni për panelet diellore, i papërfillshëm
Shrenjtimi i energjisë së konsumuar mbi 800 këh u kthye në objekt debati midis deputetëve të opozitës dhe ministers së Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda......

“24.6% e buxhetit të rrugëve do shkojë për PPP-të” - Balluku: Vitin që vjen rihapet gara koncesionare për Milot–Balldren. Aksi, me pagesë
24.6% e buxhetit të planifikuar për rrugët do të shkojë për finnacimin e kontratave të partneritetit publik-privat. “. Gjatë diskutimit në komisionet......

Edhe pak orë nga shorteu i madh i SPAR Albania - Me 4 nëntor, në SCAN TV transmetohet live përzgjedhja e 20 fituesve të parë
Edhe pak orë na ndajnë nga shorteu i madh i Spar ku do të shpërndahen çmime me vlerë 20 mijë euro për klientët që kanë bërë më parë blerje. Pas këtij shorteu,......

Katër ditë pune në javë në Portugali - Vendimi i qeverisë do të zgjasë 6 muaj
Të punosh më pak është më mirë. Një mënyrë e re për të parë punën: debati për katër ditë pune në javë nuk është i ri, por eksperiencat konkrete vazhdojnë.......