Pse Shqipëria 'sakrifikoi' Frangën në vitin 1947 dhe vendosi Lekun si njësi monetare? ‘Shahu’ pak i njohur ekonomik i viteve 1946-1948!
Prishja e marrëdhënieve
Prishja e marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë solli edhe prishjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në vitin 1948 Bashkimi Sovjetik përjashton Jugosllavët nga “Kominformi” dhe në këtë moment, Shqipëria nga vend satelit i Jugosllavisë arriti të siguronte kontaktin dhe mbështetjen direkte të qendrës së drejtuar nga Stalini, duke arritur të siguronte nga ky i fundit edhe zëvëndësimin e mbështetjes ekonomike të humbur nga jugosllavia. Sovjetikët dhanë ndihmë ekonomike dhe ushqimore duke mbuluar nevojat dhe mungesat e shkaktuara nga ndërprerja e ndihmës jugosllave. Gjithashtu ata i ofruan regjimit të Hoxhës mbrojtje ushtarake kundër Jugosllavisë fqinje dhe kundër Perëndimit në një kohë kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj. Për arsye se Shqipëria nuk ishte në kufi me Bashkimin Sovjetik, rreziku i pushtimit ishte i vogël dhe udhëheqja komuniste shqiptare ishte shumë e përqendruar në ruajtjen e pavarësisë formale të vendit. E përfshirë në sferën sovjetike, Shqipëria hyri një periudhë izolimi të thellë nga pjesa tjetër e botës.Në këtë moment, nis ngrica në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit. Qeveria komuniste shqiptare pati një luftë të brendshme në vitin 1948, që përfundoi me ekzekutimin e një pjese të madhe të byrosë politike, e cila u akuzua si pro-jugosllave.“Joint Venture” Shqipëri-Jugosllavi
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë u konkretizua me nënshkrimin e përbashkët të një konvente ekonomike mes dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 1946 dhe ndër të tjera, ajo parashikonte krijimin, në tokën shqiptare, të shoqërive ekonomike të përbashkëta të cilat do të vepronin si shoqëri aksionare, me pronësi shqiptare dhe jugosllave. Në bazë të kësaj marrëveshje u parashikua krijimi i 6 shoqërive: Shoqëria për Ndërtimin dhe Shfrytëzimin e Hekurudhave, Shoqëria për Nxjerrjen dhe Prodhimin e Naftës, Shoqëria për Zbulimin e Shfrytëzimin e Mineraleve dhe Përdorimin e Metaleve, Shoqëria për Elektrifikimin dhe Shfrytëzimin e Energjisë Elektrike, Shoqëria për Lundrimin Detar, Shoqëria Tregtare e Importit dhe e Eksportit si dhe Banka Shqiptaro-Jugosllave. Sipas marrëveshjes, shoqëritë do të organizoheshin mbi bazë barazie në krijimin e fondeve themelore e xhiruese, në përbërjen e këshillave administrative dhe në ushtrimin e veprimtarisë së tyre ekonomike për një periudhë kohe 30 vjeçare. Pala shqiptare do të merrte pjesë në këto shoqëri me ndërmarrjet që ekzistonin, me ato që po krijoheshin, me tokat, pyjet, ndërtesat e instalimet e ndryshme. Pala jugosllave, kuotën e saj do të plotësonte me furnizimin e pajisjeve e të makinerive, të materialeve të ndryshme etj. Në marrëveshjen mbi krijmin e shoqërive aksionare u parashikua që ato të gëzonin gjendjen juridike shqiptare dhe te vepronin sipas ligjeve të Shqipërisë. Dy studiuesit që kanë analizuar këtë periudhë Iljaz Fishta e Veniamin Toçi evidentojnë se “duke përfunduar marreveshjen për krijimin e shoqërive të përbashkëta, qeveria shqiptare u nis nga qëllimi që të zbuloheshin e të shfrytëzoheshin sa më gjerë në dobi të zhvilimit ekonomik, burimet natyrore të vendit” Ndërkohë, ata mbajnë qendrimin se udhëheqja jugosllave kishte në fakt një qëllim tjetër, e për këtë arsye, bashkëpunimi nuk funksionoi e kompanitë e përbashkëta rezultuan të dështuara. Shoqëritë e përbashkëta u krijuan me fillimin e vitit 1947. Praktikisht shoqëritë filluan veprimtarinë e tyre kryesisht me ato fonde themelore dhe mjete që kishte vënë pala shqiptare. Në bazë të marrëveshjeve e të protokolleve qeveria jugosllave duhej të investonte në vitin 1947 për shoqëritë e përbashkëta një shumë prej 600 milion lekësh, kryesisht makineri e pajisje. Këto investime nuk u realizuan. Edhe ato pak fonde që u dhëna ishin kryesisht mallra konsumi të cilat pasi u shitën në rrjetin e tregtisë me pakicë u derdhën në bankë nga fundi i vitit 1947. Shoqëritë e përbashkëta praktikisht u financuan nga buxheti i shtetit shqiptar.Kompania shqiptaro-jugosllave për naftën
Në bazës të një marrëveshje të muajit nëntor 1946 u krijua Shoqëria e Përbashkët për Kërkimin e Shfrytëzimin e Naftës. Objekti i veprimtarisë së saj ishte kërkimi dhe zbulimi I naftës dhe I gazit në vendin tonë, shfrytëzimi industrial i burimeve të naftës, të gazit dhe të bitumit si dhe përpunimi i tyre. Pala jugosllave duhej të kontribuonte me para, me makineri e me ndihmë teknike për të zgjeruar kërkimet, për të shtuar prodhimin e për të ngritur e përsosur instalimet e nevojshme për shfrytëzimin e përpunimin të naftës në vend. Studiuesit e njohur Fishta dhe Toçi, evidentojnë se qeveria jugosllave nuk e derdhi sasinë e parave e as nuk dërgoi sasinë e materialeve që ishin parashikuar në planet e vitit 1947 dhe 1948. Studiuesit e njohur kanë dalë në konkluzionet se materialet e dërguara kanë përfaqësuar vetëm 15 përqind të parashikimeve për vitin 1947 dhe 3.74 për qind të parashikimeve të planit të vitit 1948. Bashkëpunimi në këtë kompani do të shoqërohej jo pak nga përplasje, të cilat do të kulmonin me përkujtesa e deklarata të shumta ku kërkohej që palës së huaj t’i tërhiqej vëmendja për mospërmbushjen e detyrimeve, për mosdhënien e fondeve për investime të parashikuara dhe për mosfurnizimin e materialeve sikurse parashikohej në marrëveshjen fillestare. Për shkak se pala jugosllave nuk bëri investimet që i takonin, nuk furnizoi makineritë e materialet e parashikuara në plan dhe për shkak se specialistët jugosllavë u konsideruan si sabotatorë. E puna kërkimore në këto vite, ashtu sikurse edhe nxjerrja e naftës, u përballen me mosrealizime. Plani i vitit 1947 dhe 1948 për nxjerrjen e naftës nga vendburimi i Kuçovës, ai i Selenicës dhe ai i Patosit nuk u realizua dhe pati një deficit të thellë.Kompania shqiptaro-jugosllave për mineralet
Një shoqëri tjetër e përbashkët e krijuar me një marrëveshje po të muajit nëntor 1946 ishte Shoqëria për Kërkimin e Shfrytëzimin e Mineraleve. Objekt i veprimtarisë së shoqërisë ishte kërkimi dhe shfrytëzimi i pasurive të nëntokës shqiptare: mineralet, qymyrguri, lëndët e para me origjinë minerale për industrinë kimike etj. Për këtë qëllim shoqëria do të zhvillonte punime gjeologo-kërkuese do të përgatiste për shfrytëzim industrial vendburimet e zbuluara, do të organizonte punën për shfrytëzimin e tyre, do të ngrinte ndërmarrje metalurgjike për përpunimin e mineraleve e të pasurive të tjera nëntokësore. Ashtu si me kompanitë e tjera, edhe në këtë rast qeveria jugosllave nuk dha makineritë dhe paratë për të cilat kishte marrë angazhim, duke bërë që edhe plani i parë I qeverisë komuniste shqiptare të rezultonte me mosrealizime e praktikisht I dështuar.Kompania shqiptaro-jugosllave për elektrikun
Me një marrëveshje tjetër po të muajit nëntor 1946 u krijua Shoqëria e Përbashkët e Elektrikut e cila nisi nga puna në fillim të vitit 1947. Shoqëria kishte misionin për studimin e mundësive për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri, ndërtimin e instalimeve për prodhimin e shpërndarjen e energjisë elektrike si dhe shfrytëzimin e instalimeve të prodhimit e të shpërndarjes së energjisë elektrike. Shoqëria mori përsipër gjithashtu ndërtimin e hidrocentralit të Selitës në Tiranë, me kapacitet prodhues sa të përmbushte nevojat e kryeqytetit për energji elektrike. Edhe në këtë rast, studiuesit e njur shqiptare evidentojnë se qeveria jugosllave nuk i zbatoi zotimet për derdhjen e fondeve për kryerjen e investimeve dhe për furnizimin me pjesë ndërrimi e me materiale të nevojshme. Ndërtimi i hidrocentralit të Selitës do të përballej me vonesa e vështirësi duke bërë që finalizimi i kësaj vepre të realizohej me mjete e materiale që iu morën sektorëve të tjerë të ekonomisë së vendit. Kjo pati pasoja për ekonominë e Shqipërisë pasi pengoi zbatimin e planitt ë zhvillimit të industrisë elektrike.Kompania shqiptaro-jugosllave për hekurudhat
Në nëntor të vitit 1946 u përfundua marrëveshje për krijimin e Shoqërisë së Përbashkët të Ndërtimit dhe shfrytëzimit të Hekurudhave. Në fakt në atë periudhe në Beograd ishte hartuar një projekt për shtrirjen e hekurudhave jugosllave në gadishullin ballkanik, në mënyrë të veçantë në Shqipëri e Bullgari. Studiuesit Iljaz Fishta e Veniamin Toçi shkruajnë se nga pala jugosllave pati sabotime për hekurudhat Durrës-Tiranë dhe Durrës-Peqin. Edhe në këtë rast, qeveria shqiptare u detyrua të bëjë rishikime buxhetore duke alokuar fonde të tjera për të finalizuar ndërtimin e hekurudhave. E në fakt, një nga hekurudhat më të famshme të kohës, ajo Durrës-Peqin u ndërtua me pajisje të vjetra e të konsumuara fizikisht, duke qenë të papërshtatshme për të kryer funksionin e kërkuar. Si pasojë e pasigurisë që paraqiste kjo hekurudhë, trenat qarkulluan me 50 % të shpejtësisë ndërsa 12 kilometra të saj kishin shina të pasigurta si rrjedhojë e përdorimit të materialeve të papërshtatshme.Kompania shqiptaro-jugosllave import-eksport
Një shoqëri tjetër e përbashkët ishte Shoqëria e Importit dhe Eksportit e cila u krijua me një marrëveshje të muajit tetor 1946. Ajo e kishte qendrën në Tiranë kurse në Beograd kishte një degë kryesore. Shoqëria do të merrej me importin dhe eksportin ndërmjet Shqipërisë e Jugosllavisë. Në aktin e miratimit të shoqërisë të nënshkruar më 15 shkurt 1947 shoqëria e mësipërme nuk e kishte të drejtën e monopolit të tregtisë sonë të jashtme dhe në thelb kishte . Veprimtaria e saj de jure shtrohej kryesisht në tregtinë e jashtme ndërmjet dy vendeve.Banka shqiptaro-jugosllave
Zhvillimi I veprimtarisë ekonomike të shoqërive të përbashkëta kërkonte mbështetjen e nevojshne edhe me anë të kredive bankare afatshkurtëra e afatgjata. Për këtë qëllim, në bazë të një marrëveshje të veçantë të muajit nëntor 1946 u krijua banka shqiptaro-jugosllave me qendër në Tiranë dhe me degë kryesore në Beograd. Fondi I bankës u parashikua të ishte 6 milion franga I ndarë në 600 aksione emërore të patregtueshme me vleftë emerore secili 10 mijë franga, në përpjestimin 50 për qind për secilën palë. Në përputhje me këtë marrëveshje me 24 shkurt 1947 u bë mbledhja parë e asamblesë dhe u themelua Banka Shqiptaro-jugosllave. Kur kjo bankë nisi veprimtarinë e saj ajo u ndodh para presionit të shoqërive të përbashkëta për kredi dhe kjo rëndoi mbi qeverinë shqiptare. Pala jugosllave nuk derdhi kuotat e saj edhe pse pretendonte se ishin derdhur. Deri në fund të qershorit 1947 shoqëritë e përbashkëta kanë përdorur 10 milion e 430 mijë franga kredi të dhëna nga Shqipëria. Kreditë e përdorura deri në këtë periudhë nga shoqëritë e përbashkëta kanë qenë nga shoqëria e naftës, shoqëria e minierave dhe shoqëria e hekurudhave. Në këtë shumë kredia, pjesën më të madhe e dha banka e shtetit shqiptar, 8 milion e 530 mijë franga, kurse 1 milion e 900 mijë franga ishin kredi nga banka sghqiptaro-jugosllave. Veprimtaria e bankës shqiptaro-jugosllave qe e kufizuar. Për më tepër duke qenë se pala jugosllave nuk e derdhi kuotën që i takonte, fondet që u dëshën për veprimtarinë e kësaj banke rënduan mbi shtetin shqiptar.“Sakrifikimin” jugosllav i Frangut dhe vendosja e lekut
Problemi i parë që lindte në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve ekonomike shqiptare jugosllave ishte barazimi i monedhave të të dy vendeve. Pengesë ishte shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik, niveli i ndryshëm i pagave të punonjësve dhe çmimi i ndryshëm i mallrave në të dy vendet. Një ekip i posaçëm ekspertësh ekonomie ndërsa po diskutohej kjo çështje analizoi se kostoja e jeteses në një familje prej 4 vetësh në Tiranë ishte rreth 408 franga shqiptare ndërsa në Beograd rreth 5200 dinarë. Mbi bazën e këtij studimi, raporti real ndërmjet frangës dhe dinarit ishte 1 frang baraz me 12.5 dinarë. Në fund të negociatave u la që 1 frang të ishte i barabartë me 9 dinarë jugosllavë. Për të realizuar barazimin e dy monedhave në korrik të vitit 1947 sistemi monetar i Shqipërisë me bazë frangun u zëvëndësua me sistemin monetary me bazë lekun sipas këtyre raporteve, 1 frang baraz me 9 lekë, baraz me 9 dinarë. Në këtë mënyrë, emri Frang i monedhës shqiptare doli nga qarkullimi duke lënë vetëm emërtesën lek. Në të vërtetë barazimi i lekut me dinarin mbeti i rremë sepse vlera e lekut në treg ishte më e fortë se ajo e dinarit. Dëmet që iu shkaktuan Shqipërisë nga barazimi joreal i lekut me dinarin qenë të mëdha. Vetëm si pasojë e vendosjes së raportit të këmbimit në dëm të lekut ekonomia shqiptare llogaritet që të ketë humbur 882 milionë lekë.Boshatisja e tregjeve shqiptare e mbushja me dinarë pa vlerë
Problemi i dytë i madh që u krijua në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte njësimi i çmimeve mes dy vendeve. Në Shqipëri kishte disa produkte që për shkak të lëndës së parë kushtonin më lirë se në Jugosllavi ndërsa disa mallra që do të vinin nga Jugosllavia nuk mund të shiteshin me të njëjtin çmime sepse kostos i shtohej edhe transporti. Kjo do t’i sillte humbje vetëm ekonomisë shqiptare. Duke njësuar çmimet, qeveria shqiptare u detyrua që të subvenciononte nga buxheti i saj humbjet që rezultonin nga diferenca e çmimeve. Njësimi i çmimeve do të bënte që vendi ynë të hiqte dorë nga politikat e pavarur në caktimin e çmimeve duke pasur në këtë mënyrë edhe një krizë të re, atë të inflacionit. Një masë tjetër e konventës ekonomike ishte edhe unifikimi doganor. Në këtë kohë, në tregun e lirë kishte shumë produkte manifakture, lëndë ndërtimi, pije alkoolike e produkte bujqësore. Heqja e kufijve doganore dhe qarkullimi i lirë i dinarit në Shqipëri krijoi mundësinë që spekulantë të ndryshëm jugosllavë të kishin akses në produkte dhe të boshatisnin në një kohë të shkurtër tregun shqiptar. Si rrjedhojë kjo solli një rritje të menjëhershme të çmimeve dhe përkeqësimin e jetesës në Shqipëri. Arka e shtetit shqiptar u mbush me dinarë pa vlerë e vendi u prek nga një krizë e thellë inflacioni. Përballë kësaj situate që kiste krijuar pakenaqësi të mëdha në vend. Sinjalet ishte se Shqipëria po rrezikonte të përsëriste historinë e mëparshme me Italinë, ku depërtimi ekonomik dhe varësia u finalizuan me pushtimin e vendit në 1939. Edhe në këtë rast, zyrtarët shqiptarë të kohës evidentojnë se projekti ishte që Shqipëria të ishte Republika e 7-të e Jugosllavisë. Në fund të këtij bashkëpunimi, Shqqipëria pësoi humbje nga barazimi i monedhave, deficite në sektorët më të rëndësishën të ekonomisë, mosrealizim planesh ekonomike, etj. Ndarja e madhe në kampin komunist me Stalinitdhe Titos, do të sillte si rrjedhojë një ndryshim kursi, ku rruga e Tiranës për në Moskë, nuk do të kalonte më përmes Beogradit.Një lojtar shahu, gur në lojën Tito-Enver
Projektin e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, Tito ia besoi Savo Zlatiç, një lojtari të njohur shahu por që në politikë, do të rezultonte se do të ishte më shumë një gur në shahun Tito-Enver sesa një lojtar. Zlatiç lindi në vitin 1912 dhe u nda nga jeta në vitin 2007. Ai ishte një mjek me origjinë kroate duke qenë ndër mjekët e parë që u bë partizan në Jugosllavi gjatë luftës së dytë botërore. Duke qenë një funksionar i lartë politik gjatë luftës, në periudhën e pasluftës atij iu besua detyra e komisarit për çështjet ekonomike në Shqipëri. Praktikisht, në vitin 1946 ai u emërua si i dërguari kryesor i Titos në zbatimin e Konventës Ekonomike që ishte nënshkruar me Shqipërinë. Në librin e tij Titistët, të publikuar në vitet ’80, Enver Hoxha e cilëson atë si një dhelpër dhe si një mbështetës të fortë të interesave të Titos në Shqipërinë që duhej të zgjidhte mes tij dhe Stalinit. “Goditjen e re, që njihet në histori si akuza e parë e Titos kundër Partisë sonë, udhëheqja jugosllave e drejtoi në fund të qershorit 1947 nëpërmjet të dërguarit të saj kryesor në Shqipëri, famëkeqit Savo Zllatiç. Kishte disa kohë që ky misionar i lartë jugosllav kishte ardhur te ne, si i deleguar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave, i rekomanduar nga Titoja e njerëzit e tij, si një shok «shumë i mirë», «me eksperiencë të madhe në punët e Partisë», «ekspert në çështjet e ekonomisë», «organizator e koordinues i kualifikuar» etj. Shkurt, ky na qenkësh një person me veti kaq të gjithanshme, sa neve na mbetej të mendonim se Jugosllavia do të dobësohej e do të sakrifikonte shumë që e dërgonte këtë «mrekulli» te ne, por, ama, do të na forcohej Shqipëria! Në të vërtetë, Savo Zllatiçi u dërgua të drejtonte të gjithë veprimtarinë jugosllave në Shqipëri. Ai erdhi të merrte krejt frenat në dorë për sulmin përfundimtar që po përgatitnin titistët kundër lirisë e integritetit tonë, dhe, me siguri, në përfytyrimet e udhëheqjes jugosllave, luante rolin e mëkëmbësit perandorak në «provincën shqiptare». De jure ai merrej me lidhjet zyrtare në Shqipëri, por de facto ai merrej me çështjet politike, ekonomike, ushtarake, agjenturore etj. Të gjithë nënshtetasit jugosllavë, të cilët punonin në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, ishin nën urdhrat e tij. Ai ishte «përgjegjësi» për çdo punë partie e për çdo veprimtari tjetër të anëtarëve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë që punonin te ne. Të mos ia hamë hakun, ishte dhelpër. E filloi punën e tij me shumë takt dhe diplomaci. Dinte të tregohej si një shok që nuk do të trazohej në çështjet e Shqipërisë dhe të Partisë sonë Komuniste. — Por, — na tha, — do të jem gjithmonë në dispozicionin tuaj për t'ju ndihmuar, kur dhe sa herë do ta ndieni nevojën. Tregohej i qetë, autoritar, serioz, fliste ngadalë dhe fjalët e tij ishin të matura, shumë të studiuara dhe tërë xhentilesë" shkruante Hoxha. Zllatiç, nga Hoxha cilësohet si mbështetës i zjarrtë i Titos, e në fakt, pas prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, ai rikthehet në Jugosllavi me një detyrë shumë të lartë, atë të Ministrit të Industrisë. Por në këtë detyrë do të qendronte shumë pak. Ndryshe nga Shqipëria që e akuzonte si mbështetës të Titos, në vendin e tij ai akuzohet si mbështetës i hapur i Stalinit e për këtë përjashtohet nga partia e funksionet politike dhe dënohet me 2 vite burg, që i kryen në një burg të fshehtë në Goli Otok, një ishull i shkretuar që përdorej për këtë qëllim. Kundrejt një pendese publike pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në aktivitetin publik, por tashmë jo si politikan por si mjek dhe shahist. Krahas karrierës së shquar në mjekësi në Jugosllavi, Zllatiç filloi të ushtrojë sportin e tij të preferuar, shahun, ku nga amator u bë profesionist duke arritur të fitojë 4 medalje ari dhe duke u bërë lojtar ndërkombëtar, duke braktisur përjetësisht shahun politik, tek i cili kishte mbetur vetëm në stadin e amatorit… Marrë nga emisioni "DOSJA E" në SCANTVSondazh
Si Inteligjenca Artificiale po ndihmon në riciklimin e mbetjeve – Rriten impiantet dhe kompanitë që përqafojnë teknologjinë
Bota prodhon mbi 2 miliardë ton mbetje të ngurta çdo vit dhe kjo pritet të rritet me rritjen e popullsisë. Është një nga çështjet më urgjente me të cilat......
Nafta ngjitet në mbi 96 dollarë për fuçi - Fitimet kufizohen nga recesioni i mundshëm për ekonominë globale
Çmimet e naftës janë kthyer në rritje të ndjeshme gjatë tregtisë europiane, duke rikuperuar të gjitha humbjet e një dite më parë. Megjithatë, fitimet po......
Dollari, fitimet më të mëdha javore në një muaj - Mbështetet nga vendimi i FED për të vijuar me politikën monetare shtrënguese
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitimet më të mëdha javore në rreth 1 muaj. Në anën tjetër, paundi......
Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët ripozicionohen në një terren të ri ekonomik
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pas një jave mjaft intensive për sa i përket politikave monetare të bankave qëndrore......
Raporti: Europianët po varfërohen me 3 mijë euro në vit për shkak të masave shtrënguese!
Qytetarët europianë kanë humbur rreth 3,000 euro në vit për shkak të masave shtrënguese të zbatuara nga qeveritë e BE-së që nga kriza financiare e vitit 2007,......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi është blerë këtë të premte me 119.4 lekë dhe është shitur me 120.4 lekë në raport me një ditë më parë......
Rekord botëror: Pse Zvicra ndërtoi një tren 2 kilometra të gjatë?! (FOTOT)
Lart në Alpet zvicerane, St Moritz bëri emrin e tij si një vend për të shtyrë kufijtë e sporteve dimërore. Në kohën kur priti Lojërat e dyta Olimpike Dimërore......
“Konsumi i energjisë u ul me 6.2%” - Balluku: Tregues për aplikimin e fashës. Bushati: Subvencioni për panelet diellore, i papërfillshëm
Shrenjtimi i energjisë së konsumuar mbi 800 këh u kthye në objekt debati midis deputetëve të opozitës dhe ministers së Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda......