Çmimet e gazit natyror në Europë nisin rritjen - Pasi temperaturat po bien në nivelet normale për sezonin

Ka mjaftuar parashikimi se ditëve të fundit të të nxehtit po i vjen fundi dhe dhjetori do të jetë i ftohtë, i shoqëruar me mbylljen e prodhimit në disa objekte të rëndësishme, për të rikthyer rritjen e çmimit të gazit natyror.
Në tregun e Amsterdamit kontratat e së ardhmes për dorëzim në dhjetor, të cilat janë edhe çmimi i referencës për të gjithë Europën dje u rritën me 6.9%, duke arritur në 134.49 euro për megavatorë që herët në mëngjes dhe gjatë seancës u regjistrua një rritje prej 10%. Kontratat përkatëse në tregun britanik u rritën me 9.2%.
Kështu, përfundoi një pauzë që tregu kishte përjetuar së fundmi me rënien e çmimit të karburanteve, pasi kjo ishte pjesërisht për shkak të mbushjes së rezervuarëve të Europës, por edhe motit të nxehtë. Rritja e çmimeve sugjeron që me një ftohje të papritur, ose një reduktim të furnizimit me energji, Kontinenti i Vjetër do të përdorë menjëherë rezervat e tij dhe ndoshta do të detyrohet të vendosë racionimin e gazit natyror.
Një faktor përcaktues që e shtyu çmimin e gazit në rritje ishte lajmi se temperaturat kanë filluar të bien gradualisht në nivelet normale për sezonin në disa zona të Europës Perëndimore, mes tyre Franca dhe Britania. Në të njëjtën kohë, tendencat rritëse u forcuan nga fakti se dy fusha gazi në Norvegji njoftuan papritur një reduktim të prodhimit, që nuk ishte planifikuar. Megjithatë, sasia e gazit natyror që rrjedh nga vendi nordik në BE pritet të mbetet përgjithësisht e qëndrueshme.
Në të njëjtën kohë, Energy Scan, platforma e analizës së kompanisë energjetike Engie, raportoi një rënie të prodhimit të energjisë së erës në Gjermani.
Sipas analistëve të tregut, çmimet po rriten pasi Europa përsëri duket se do të përballet me konkurrencë të ashpër nga ekonomitë aziatike në përpjekjen e saj për të siguruar burimet e energjisë. Tregtarët po vëzhgojnë nga afër ndryshimet në kërkesë nga Azia dhe veçanërisht në Kinë, industritë e gazit të së cilës po parashikojnë ulje të furnizimit dhe çmime më të larta këtë dimër.
Shërbimi meteorologjik i Kinës parashikon se temperaturat në ekonominë e dytë më të madhe në botë do të jenë në nivele normale, ose mbi normale për periudhën dhjetor-shkurt në pjesën më të madhe të vendit. Por, siç theksojnë vëzhguesit e tregut, një rritje e papritur e kërkesës për gaz dhe blerjet nga ekonomia aziatike do të intensifikojë konkurrencën për ngarkesat me gaz natyror të lëngshëm duke rritur çmimet për Europën.
SCAN
Sondazh

“Biznesi po mbytet me taksa” - Grupet e interesit: Të rishikohen akcizat, industria prodhuese po lëngon
Industria prodhuese kërkon nga qeveria që të jetë e kujdeshme dhe të mos rëndojë biznesin i cili është në kushte të vështira për shkak edhe të situatës në......

Rregulla të reja për kompanitë e mëdha teknologjike - BE konfirmon hyrjen në fuqi të “Digital Market Act”
Ka hyrë në fuqi këtë muaj “Digital Market Act”, rregullorja e re e Bashkimit Europian për të luftuar paraktikat e padrejta të tregut dhe shtrembërimet e......

Destinacione: Një parajsë ishullore e paprishur në Egje (FOTOT)
Duhen rreth gjysmë ore për të arritur në ishullin Bozcaada nga porti Geyikli në kontinentin turk, hapësira e madhe vezulluese e Egjeut, një shoqërues i......

TikTok bën të qartë: Të dhënat europiane mund të aksesohen nga punonjësit me bazë në Kinë!
TikTok përditësoi politikat e tij të privatësisë për përdoruesit europianë të martën, duke shtuar zbulime të qarta se të dhënat personale nga aplikacioni mund......

Dhoma e Tregtisë e BE-së: Varësia e Gjermanisë nga Kina është 'e tepruar'. Diversifikimi i mallrave thelbësore duhet të përmirësohet!
Përfaqësuesi më i lartë i biznesit europian në Kinë minimizoi shqetësimet për mbështetjen ekonomike të Gjermanisë nga Kina, ndërsa kancelari gjerman Olaf......

Banka e Anglisë: Britania po përballet me recesionin e saj më të gjatë të regjistruar ndonjëherë!
Banka e Anglisë paralajmëroi të enjten se Mbretëria e Bashkuar po përballet me recesionin e saj më të gjatë që nga fillimi i regjistrimeve, me rënien ekonomike......

Pse Shqipëria 'sakrifikoi' Frangën në vitin 1947 dhe vendosi Lekun si njësi monetare? ‘Shahu’ pak i njohur ekonomik i viteve 1946-1948!
Nga Kreshnik KUÇAJ Rruga për në Moskë, kalon nga Beogradi! Kjo shprehje qarkullonte shumë nëpër Ballkan, në mesin e viteve ’40 kur sapo kishte përfunduar......

Si Inteligjenca Artificiale po ndihmon në riciklimin e mbetjeve – Rriten impiantet dhe kompanitë që përqafojnë teknologjinë
Bota prodhon mbi 2 miliardë ton mbetje të ngurta çdo vit dhe kjo pritet të rritet me rritjen e popullsisë. Është një nga çështjet më urgjente me të cilat......