Europa Postuar më 18 Qershor 2022, 10:56

Taksa minimale për shumëkombëshet - Hungaria vendos veton për Ecofin: Tani do të ishte e dëmshme

Nga SCAN TV

Hungaria shuan shpresat e Ecofin dhe presionin e Francës për arritjen e një marrëveshjeje në nivel të Bashkimit Europian për zbatimin e njërit prej dy aspekteve kyçe të marrëveshjeve ndërkombëtare të taksave, veçanërisht për taksimin minimal të shumëkombëseve, në kontekstin e marrëveshjeve të arritura në nivelin politik me G20 dhe OECD.

Duke folur për këtë pikë, ministri hungarez i Financave, Mihály Varga, përdori veton duke arsyetuar se zhvillimet negative në ekonomi, të lidhura edhe me luftën në Ukrainë, rritën cmimet e energjisë dhe lëndëve të para, por dhe pengesat në zinxhirin global të furnizimit e bëjnë të papërshtatshëm nxitimin për zbatimin e këtyre masave.

Ai pohoi gjithashtu se në parlamentin hungarez zërat kritikë kundër kësaj marrëveshjeje po shtohen. Varga theksoi se prezantimi kaq herët i marrëveshjes do të shkaktonte dëme serioze, në një kohë që duhen vazhduar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje.

Një qëndrim që shkaktoi acarimin e ministrit francez të financave, Bruno Le Maire, i cili mban presidencën e rradhës të Ecofin deri në fund të qershorit. Ai akuzou H dhe i cili drejtoi gishtin në faktin se Hungaria kishte shprehur mbështetje për të vazhduar në "Shtyllën 2", pjesë e marrëveshjes së OECD, edhe pas pushtimit rus të Ukrainës.

Deri pak javë më parë kundërshtonte, të paktën në dukje, vetëm Polonia, por kjo veto duket se u tejkalua nga propozimet e reja të Komisionit Europian, për të cilat Le Maire falenderoi vazhdimisht Komisionerin për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...