Kosova Postuar më 18 Qershor 2022, 10:54

Bie fuqia blerëse në Kosovë; Arsyeja kryesore është rritja e vazhdueshme e çmimeve!

Nga SCAN TV

Gjatë vitit 2022 është regjistruar një tkurrje e ndjeshme në buxhetet e shumë familjeve në Kosovë dhe fuqia blerëse ka pësuar rënie, si pasojë e çmimeve shumë të larta dhe mos rritjes së pagave, që vazhdojnë të jenë ndër më të ulëtat në rajon.

Rritja pothuajse e përditshme e cmimeve gjatë vitit 2021 dhe në muajt e këtij viti, sidomos të produkteve bazë ushqimore, atyre të shportës, po bëjnë të qartë nga muaji në muaj pasojat me ndikim direkt në gjendjen sociale të shumicës së qytetarëve.

Vendi që nga fillimi i tetorit të vitit 2021, është duke u përballur me ngritje të njëpasnjëshme të shumë produkteve bazike, që janë thelbësore për jetën e përditshme. Rritje kanë shënuar pothuajse të gjithë artikujt ushqimor bazik, ilacet, energjia elektrike, karburantet, e shumë produkte të tjera që janë të domosdoshme.

Përveç artikujve të shportës, rritje e madhe çmimesh është shënuar edhe në shumë sektorë të tjerë, si në ndërtim, shërbime bankare dhe shumë shërbime të tjera të domosdoshme për familjet.Familjarët të cilët deri në gjysmën e vitit 2021 kanë pasur mundësi që me 100 euro të blejnë produkte bazike ushqimore për nevoja familjare për një muaj, këtë vit, siç thonë ata, nuk po iu mjaftojnë as 150 deri në 200 euro për të njëjtat produkte.

Qytetarët pranojnë se dhe në shtetet e tjera ka rritje të çmimeve, mirëpo edhe rrogat janë më të larta dhe mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat