Rajoni Postuar më 18 Qershor 2022, 10:53

Greqia i rikthehet normalitetit - Pas 12 vitesh ka përfunduar mbikëqyrja e BE për borxhin

Nga SCAN TV

Në vitin 2010 do të miratohej paketa e parë e shpëtimit. Por tashmë Eurogrupi konfirmoi se Greqia është sërish një vend normal, nga këndvështrimi i borxhit. Nga data 20 gusht, Athina do të dalë nga regjimi europian i “mbikëqyrjes së detyruar” ndaj së cilës ishte nënshtruar pas marrjes së ndihmës financiare 12 vjet më parë.

Vendimi u mor në mbledhjen e Eurogrupit, samitit të ministrave të financave të vendeve anëtare në Bashkimin Europian të cilat përdorin monedhën euro. Tashmë Greqia do të jetë pjesë e ciklit të rregullt të mbikëqyrjes së tremujorit europian.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm në normalizimin e mbikëqyrjes ekonomike të Greqisë dhe një dëshmi për progresin e kryer nga vendi në këtë periudhë. Athina, sipas eurogrupit, ka respektuar me sukses pjesën më të madhe të impenjimeve politike për të cilat u ra dakord në vitin 2018 dhe është e vendosur të përmbushë dhe detyrimet e mbetura, brenda këtij viti.

Aktivizimi efikas i reformave ka përmisuar elasticitetin e ekonomisë greke dhe forcoi stabilitetin e saj financiar.

Fakti që vendi po shkon drejt përfundimit pozitiv të krizës, nuk do të thotë se nuk janë bërë gabime në menaxhimin e saj. Por ka disa mësime që janë nxjerrë: uniteti i familjes europiane, aftësia për të marrë vendime të shpejta, gjë që ka ndodhur në shumë raste, por jo gjithmonë, dhe ndërveprimi midis politikës monetare dhe fiskale, i cili është shumë i rëndësishëm.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat