Fermerët, “të paqendrueshëm” në sigurime - I “nënshtroi” pandemia, numri i kontribuuesve më i ulët se 2019-ta!
Fermerët tregojnë së janë të paqendrushëm në derdhjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të mos thënë që kanë bërë hapa pas. Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të përpunuara nga SCAN TV, tregojnë se gjatë vitit 2021, rezultojnë në skemën e kontributeve 58.091 të vetëpunësuar në bujqësi.
Kjo shifër është optimiste nëse e krahasojmë me vitin 2020 kur dhe ishte kulmi i pandemisë, pasi numri i fermerëve shtesë të përfshirë në skemë është 11.348 të vetëpunësuar. Por po të hedhim vështrimin më larg, vihet re se 2020-ta është viti më i dobët në këtë drejtim për shkak të pandemisë COVID 19 ku mijëra fermerë kanë dalë nga skema për shkak ndoshta të pamundësisë ekonomike për të derdhur kontributet. Ndërkohë që viti i parakrizës 2019 rezulton si viti më i mirë me mbi 61.500 fermerë në skemë.
Megjithë rritjen e numrit të të vetëpunësuarve në bujqësi gjatë 2021-shit sërish shifra është më e ulët se në periudhën 2017-2019. Duket se vitin që lam pas ka shërbyer si nxitje edhe skema e naftës falas në bujqësi, ku për të përfituar shumë fermerë janë formalizuar dhe rrjedhimisht janë futur edhe në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjë që u garanton jo vetëm pensionin në të ardhmen por edhe shërbime të tjera.
Në total nga të vetëpunësuarit në bujqësi janë mbledhur 2 miliardë lekë gjatë 2021, dhe 72.8 për qind e kontribuuesve janë të shtrirë në zonat fushore ku dhe bujqësia intensive është më e zhvilluar. Fieri është rajoni me numrin më të lartë të fermerëve të formalizuar.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=5BkpKbSUXRY
Sondazh

Europa Perëndimore ‘në zjarr’ - Vala e të nxehtit çon spitalet e Francës në nivelin më të lartë të alarmit!
Franca, Spanja dhe vende të tjera të Europës Perëndimore u përgatitën të shtunën për një fundjavë të mprehtë qershori që do të thyejë rekorde dhe ngjalli......

‘Po’ Ukrainës, por BE nuk është e aftë aktualisht për zgjerim!
Komisioni Europian me rekomandimin e statusit kandidat për Ukrainën dërgon një sinjal të rëndësishëm gjeopolitik. Kievi duhet të kujdeset për reforma, por e......

Shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada/ Rama: Ambasadat do të nisin shërbimet konsullore brenda qershorit!
Kryeministri vendit Edi Rama ka bërë me dije se për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada......

Bordi i Transparencës – Çmimi i naftës në vend shkon në 265 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë......

Fusha më e madhe e gazit në botë e ndodhur në Rusi shpërthen në flakë – Gazprom njofton stabilizimin e situatës
Një zjarr i madh është përhapur në fushën më të madhe të gazit natyror në Rusi, Urengoy në Siberinë Perëndimore, pasi një tub shpërtheu. Zjarri është shuar......

10 automjete të pajisur me radarë i shtohen Policisë rrugore – Makinat do të dalin në rrugë të pa loguara
10 automjete të reja të pajisur me radarë i janë shtuar flotës së policisë Rrugore në vendin tonë. Nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen zyrtare,......

Alarm për thatësirën në Itali - Dëmi në bujqësi llogaritet 2 miliardë euro
Nga Lombardia në Sicili, duke kaluar në Piemonte, Veneto, Emilia – Romanja, Abruzzo, Puglia dhe Kalabria: thatësira është kthyer në problemin më të madh për......

Tesla përfshihet në 273 aksidente në 10 muaj - SHBA, 70% e aksidenteve u shkaktuan nga automjetet me pilot automatik
Sipas Agjencisë për sigurinë amerikane automobilistike, në 10 muaj janë regjistruar rreth 400 aksidente rrugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë......