Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2022, 14:54

10 automjete të pajisur me radarë i shtohen Policisë rrugore – Makinat do të dalin në rrugë të pa loguara

Nga SCAN TV

10 automjete të reja të pajisur me radarë i janë shtuar flotës së policisë Rrugore në vendin tonë.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen zyrtare, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka thënë se ardhja e këtyre automjeteve është një hap tjetër drejt modernizimit dhe përdorimit të teknologjisë në rritjen e sigurisë rrugore.

Automjetet e reja do të dalin në rrugë të pa loguara në mënyrë që të mos identifikohen dhe janë të afta të gjurmojnë targën dhe të bëjnë profilin e makinës siç është regjistruar në DPSHTRR, janë të afta të identifikojnë shpejtësinë në ecje në një largësi relativisht edhe të madhe dhe janë të pajisura me GPS në mënyrë që të identifikohet se ku ndodhet mjeti që ka bërë shkeljen.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video