Bota Postuar më 18 Qershor 2022, 10:55

Musk, nëpunësve të Twitter: Do reduktoj stafin! - Miliarderi tha se shpenzimet janë më të larta se fitimet!

Nga SCAN TV

“Kompania ka nevojë të rimëkëmbet”. Është kjo deklarata e Elon Musk përballë nëpunësve të Tuiter gjatë takimit të tij të parë me ata që kur deklaroi dëshirën për të blerë rrjetin social. Pronari i Tesla, u shfaq në një lidhje video, dhe iu përgjigj pyetjeve për pushime të mundshme nga puna. AI u shpreh prerë se stafi do të reduktohet pasi aktualisht shpenzimet janë më të larta se fitimet.

Musk shtoi se të gjithë ata që japin një kontribut domethënës nuk kanë pse frikësohen. Në rast të kundërt asnjë nuk ka pse të jetë i tepërt në kompani. Më tej ai u shpreh se do të arrijë objektivin e 1 miliard përdoruesve ditorë në krahasim me 229 milion në fillim të vitit 2022.

Për sa i përket punës nga shtëpia, Musk tha se Tuiter është ndryshe nga Tesla, sepse nuk mund të prodhohen automjete nga shtëpia. Ai shtoi se nëse dikush është profesionist i jashtëzakonshëm në atë që bën, mund dhe të punojë nga shtëpua, dhe pse është kundër kësaj.

Musk bëri të qartë se përdoruesit e Tuiter duhet të jenë të lirë të thonë atë që duan dhe se rrjeti social kryen më së miri funksionin e tij nëse ekstremistët e  të djathtës dhe të majtës janë njësoj të pakënaqur. Miliarderi deklaroi se nuk kishte ndërmend të bëhej CEO i kompanisë

Elon Musl deklaroi se dëshironte të blente Tuiter në 14 prill por prej javësh negociatat mbetën të bllokuara. Miliarderi kërkonte që kompania të tregonte se si llogarit numrin e llogarive të rreme – që vlerësohen deri në 5% - por rrjeti social u përgjigj se nuk mund të zbulonte disa detaje. Por në 8 qershor të dhënat iu dorëzuan Musk dhe aksionerët e Tuiter do të votojnë për blerjen në fund të muajit gusht të këtij viti.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat