Shqipëria Postuar më 24 Maj 2022, 12:37

Spanjë: Tavani i çmimit të energjisë, ul faturat - Familjet dhe bizneset janë të parat që përfitojnë nga masa e qeverisë

Nga SCAN TV

Në Spanjë prodhuesit do të vazhdojnë të blejnë lëndë djegëse fosile në tregjet ndërkombëtare me të njëjtin cmim. Kufiri prej 40 eurosh për megavat orë do të aplikohet në fazën e mëtejshme atë të shitjes së energjisë elektrike tek konsumatorët të cilët kanë kontrata furnizimi me cmime të ndryshueshme.

Por tavani i vendosur për cmimin e gazit natyror nga këshilli i ministrave në Madrid nuk do të reduktojë importin nga Rusia pasi prodhuesit e energjisë elektrike do të vazhdojnë të blejnë lëngë djegëse fosile në tregjet ndërkombëtare me po të njëjtin cmim.

Masa, e prezantuar nga Spanja dhe Portugalia gjatë mbledhjes së Këshillit Europian në mars, do të zbatohet në fazën tjetër, atë të shitjes së energjisë për familjet iberike dhe kompanitë që kanë kontrata furnizimi me çmime të ndryshueshme: çmimi do të llogaritet në bazë të kostove të kontrolluara. Edhe nëse konsumatorëve do t'u kërkohet të paguajnë kompensim për termocentralet me gaz për shitjen nën kosto, rezultati përfundimtar do të jetë një ulje e faturave, të cilat muajt e fundit kanë pësuar rritje të mëdha.

Madridi dhe Lisbona kanë qenë në gjendje të vendosin kufirin - i cili duhet të hyjë në fuqi në qershor, në pritje të miratimit zyrtar nga Komisioni Euopian dhe të zgjasë një vit - në kuadër të të ashtuquajturit "përjashtim iberik": ndërlidhje të dobëta me vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe përqindje e lartë e burimeve të rinovueshme. Vendosja e kufirit korrigjon pjesërisht disbalancat e shkaktuara nga kriteri i çmimit marxhinal, sipas të cilit çmimi i energjisë elektrike në Europë përcaktohet në bazë të kostos së burimit më të shtrenjtë të energjisë.

Me miratimin përfundimtar të kufirit të çmimit, kostoja e gazit fiksohet në 40 euro për megavat orë për gjashtë muajt e parë. Më pas do të rritet me pesë euro çdo muaj deri në 70, me një mesatare prej 48.8 euro. Pasoja e parë është ulja e çmimit të dritës në treg.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat