Asetet ruse për të rindërtuar Ukrainën - Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë në BE, në një fond për Kievin
Lituania, Sllovakia, Letonia dhe Estonia kërkojnë konfiskimin e aseteve ruse të bllokuara nga Bashkimi Europian për të financuar rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit rus. Kërkesa u bë me anë të një letre të firmosur nga të katër vendet.
Në 3 maj Ukraina deklaroi shumën totale që i nevojitet për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga Rusia: rreth 600 miliard dollarë. Por me luftën ende në vijim, kjo shumë pritet të rritet dhe më shumë.
Një pjesë e rëndësishme e kostos për rindërtimin e Ukrainës, përfshirë këtë dhe dëmshpërblimet për viktimat e sulmeve të ushtarëve rusë, duhet të mbulohen nga Rusia, shkruhej më tej në letër. Sipas agjencisë së lajmeve Reutesr, 27 vendeve anëtare gjithashtu iu kërkohet që të përgatisin një paketë të re sanksionesh kundër Moskës. Sipas këtyre katër vendeve, nëse rusia nuk ndalon sulmin ushtarak kundër Ukrainës, atëherë nuk duhet të ketë më asnjë lidhje ekonomike mes Rusisë dhe Bashkimit Europian. Duhet të bëhet e mundur që asnjë preh burimeve financiare, produkteve apo shërbimeve të kontribuojë për makinerinë ruse të luftës.
Katër vendet theksojnë në letrën e tyre se BE dhe vende të tjera që ndjekin linjën e saj kanë bllokuar asete që i përkasin individëve rusë dhe enteve si dhe rreth 300 miliard dollarë rë rezervave të bankës qendrore.
Tashmë duhen identifikuar rrugë ligjore për të perfeksionuar përdorimin e këtyre parave si një burim për financimin e rezistencës ukrainase ndaj agresionit rus por dhe për irndërtimin e vendit pas përfundimit të luftës.
Komisioni Europian tha se do të kontrollonte nëse ishte e mundur të konfiskoheshin asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën në përputhje me ligjet kombëtare dhe ato të BE-së, por nuk përmendi rezervat e bankës qendrore.
Sipas zëdhënësit të komisionit europian ngrirja e aseteve është ndryshe nga sekuestrimi i tyre. Në pjesën më të madhe të shteteve anëtare, kjo nuk është e mundur dhe duhet një dënim penal për konfiskimin e pasurive. Gjithashtu, në aspektin ligjor, subjektet private dhe asetet e bankës qendrore nuk janë të njëjta.
Ai tha se Komisioni do të paraqesë një propozim për ta cilësuar shkeljen e masave kufizuese një krim në BE, si dhe një propozim për të rishikuar dhe forcuar rregullat aktuale të BE-së për konfiskimin dhe për të forcuar sistemin e rikuperimit dhe konfiskimit të aseteve.
SCAN
Sondazh

Greqia, çmim “tavan” për energjinë - Athina duhet të marrë masa për zbutjen e impaktit të rritjes së çmimeve
Greqia deklaroi se komisioni europian ka miratuar skemën për vendosjen e një tavani për cmimin e energjisë elektrike dhe zbutjen e impaktit të rritjes së......

BE: Blerje e përbashkët gazi para dimrit - Për herë të parë vendet anëtare do të veprojnë njëkohësisht për rezervat
Bashkimi Europian planifikon të fillojë blerjen e përbashkët të gazit përpara dimrit, në përpjekje për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile ruse dhe......

Biden: Një korridor mbrojtës për grurin ukrainas - Aktualisht janë 25 milion ton grurë të bllokuara në Odessa!
Një koalicion vullnetar që synon të thyejë bllokadën ruse brenda pak javësh duke realizuar një korridor mbrojtës nga Odesa nëpërmjet Bosforit. Është ky plani i......

Pse bizneset shqiptare po orientohen drejt euros? - Bie interesi për lekun, por pritshmëritë janë që kjo të ndryshojë!
Lufta në Ukrainë dhe rritja e fortë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ka bërë që bizneset shqiptare të orientohen më shumë drejt monedhës europiane euro sesa......

Roma-Feyenoord, përballja financiare! - Si vlerësohen në treg dy skuadrat që luajnë në finalen e “Conference League”?
Këtë të mërkure në Tiranë zhvillohet finalja e ‘Conference League’ ku përballen dy skuadra të njohura të Europës, Roma e Italisë dhe Feyenordi i Holandës. Por......

Spanja e përshkruan veten si përgjigja e Europës për problemin e energjisë ruse!
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka thënë se vendi i tij dhe Europa Jugore më gjerësisht mund të japin një përgjigje për mungesën e furnizimeve me gaz nga......

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane: Kriptovalutat nuk vlejnë asgjë!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde mendon se kriptovalutat nuk vlejnë asnjë monedhë. "Vlerësimi im shumë i përulur është se nuk vlen......

Pajisjet elektronike do të kushtojnë më shtrenjtë pasi gjigantët e çipave rritën çmimet e tyre!
Produktet që mbështeten në gjysmëpërçuesit do të bëhen edhe më të shtrenjta ndërsa shkritoret e çipave përgatiten të rrisin çmimet e tyre, sipas analistëve.......