Pajisjet elektronike do të kushtojnë më shtrenjtë pasi gjigantët e çipave rritën çmimet e tyre!
Produktet që mbështeten në gjysmëpërçuesit do të bëhen edhe më të shtrenjta ndërsa shkritoret e çipave përgatiten të rrisin çmimet e tyre, sipas analistëve. Fonderitë më të mëdha në botë, përfshirë Taiwan Semiconductor Manufacturing Company, Samsung dhe Intel po konsiderojnë rritje të mëtejshme të çmimeve, thanë analistët.
Fonderitë po rrisin çmimet e tyre pjesërisht sepse munden, por edhe sepse po bëhet më e shtrenjtë për to financimi i operacioneve të tyre në rritje. TSMC paralajmëroi klientët për herë të dytë në më pak se një vit se planifikon të rrisë çmimet, raportoi Nikkei Asia të martën e kaluar, duke cituar njerëz të informuar për këtë çështje.
Firma me seli në Hsinchu thuhet se po planifikon të rrisë çmimet e saj me pikë përqindjeje njëshifrore. Ajo ka përmendur shqetësimet e mundshme për inflacionin, rritjen e kostove dhe planet e saj të zgjerimit si arsye për rritjen e çmimit. Një zëdhënës i TSMC tha se kompania nuk komenton çmimin e saj. Diku tjetër, rivali Samsung është vendosur të rrisë çmimet e prodhimit të çipave deri në 20%, sipas një raporti të Bloomberg të premten e kaluar.
Rritje me inflacionin
Analisti i Forrester, Glenn O'Donnell tha se rritja e çmimeve të çipave nuk duhet të befasojë askënd në klimën aktuale ekonomike, duke shtuar se ai pret që çmimet të rriten rreth 10-15%, ose afërsisht në përputhje me inflacionin. Gjatë dy viteve të fundit, pandemia e koronavirusit ka ndihmuar në nxitjen e mungesës globale të çipave.
Pavarësisht nga një krizë në rritje e kostos së jetesës, kompanitë që integrojnë çipat në produktet e tyre mund të duhet të fillojnë t'i kalojnë kostot te konsumatorët. O'Donnell tha se ai pret që PC-të, makinat, lodrat, pajisjet elektronike të konsumit, pajisjet dhe shumë produkte të tjera të bëhen më të shtrenjta.
Syed Alam, udhëheqës global i gjysmëpërçuesve në Accenture, tha se madhësia e çdo rritjeje çmimi do të varet nga pjesa e kostos së gjysmëpërçuesve në koston e përgjithshme të produktit. Ai shtoi se do të varet gjithashtu nga aftësia e prodhuesve për të ulur kostot në fusha të tjera dhe nga peizazhi konkurrues i secilës kategori produkti.
Por disa sektorë kanë filluar të shohin kërkesë të reduktuar dhe ata do të luftojnë për t'i kaluar këto rritje të kostos tek klientët e tyre, tha Hanbury. “Për shembull, tregu i smartfonëve ka parë kërkesë të reduktuar, kështu që ata nuk do të jenë në gjendje t'i kalojnë aq shumë këto rritje,” shpjegoi ai. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gjykata Europiane e Drejtësisë shpall fajtore Bullgarinë për rregullat e ndotjes së ajrit – Mund të gjobitet nëse nuk rregullon situatën
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka konfirmuar se Bullgaria ka shkelur rregullat e BE-së për ndotjen e ajrit, sepse nuk ka trajtuar ndotjen e dioksidit të......

Gjiganti gjerman i makinave: Do t’ia kalojmë Tesla-s në shitjet e automjeteve elektrike deri në vitin 2025!
Shefi ekzekutiv i Volkswagen beson se prodhuesi më i madh i makinave në Europë mund të kalojë Tesla-n për t'u bërë shitësi më i madh në botë i automjeteve......

Mushkonjat e malaries kafshojnë edhe gjatë ditës: Parandalimi duhet përmirësuar!
30% e kafshimeve që transmetojnë malarien ndodhin brenda dhe në mes të ditës dhe jo gjatë natës siç besohej më parë: parandalimi duhet përmirësuar. Nata......

Biznesi i bulmetit/ Analiza e tregut: Rreth 35 milionë euro xhiro, fitime të ulta, 2 kompani kontrollojnë 65%!
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me industrinë e përpunimit të qumështit. Ky cikël ka nisur fillimisht me laboratorët......

Tregjet europiane i rikthehen humbjeve - Investitorët, të shqetësuar për një recesion të mundshëm global
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pavarësisht se Ëall Street realizoi fitime të konsiderueshme prej rreth 2%. Indeksi pan-Europian......

Dollari rikuperon një pjesë të humbjeve - BQE sinjalizon rritjen e interesave të depozitave për bankat
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të vogël të humbjeve të një dite më parë. Indeksi i dollarit, që mat......

Frika për recesion rrëzon naftën - BE pritet të miratojë brenda pak ditësh ndalimin e importeve nga Rusia
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve për një recesion të mundshëm të ekonomisë globale dhe dobësimit të konsumit, si pasojë......

Lija e majmunëve dhe udhëtimi: A ka vendosur ndonjë shtet kufizime dhe masa paraprake?!
Lija e majmunëve, një infeksion i rrallë viral, po shfaqet në një numër të vogël por në rritje në Europë. Ndërsa sëmundja është rrallë fatale për njerëzit, ajo......