Bota Postuar më 24 Maj 2022, 11:06

Dollari rikuperon një pjesë të humbjeve - BQE sinjalizon rritjen e interesave të depozitave për bankat

Nga SCAN TV

Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të vogël të humbjeve të një dite më parë. Indeksi i dollarit, që mat ecurinë e monedhës së gjelbër përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, u rrit me 0.1% në 102.2, ndërsa në sesionin e së hënës ra me 0.85%.

Euro po qëndron në rënie me rreth 0.2% në rreth 1.0670, ndërsa një ditë më parë u rrit me 1.17%, pasi Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi se politikëbërësit me shumë mundësi do të vendosin të rrisin interesin e depozitave, që aktualisht gjendet në territor negativ, deri në fund të shtatorit.

Për sa i përket korporatave, aksionet e Snapchat ranë me 285 në sesionin tregtar pas mbylljes së Wall Street, pasi kompania paralajmëroi se fitimet e saj do të shënojnë rënie. Në anën tjetër, ka pasur shenja pozitive për ekonominë globale, pasi duke filluar nga data 1 qershor, Shanghai në Kinë do të rihapet plotësisht pas disa javësh në karantinë të plotë, si pasojë e rritjes së infektimeve me Covid-19.

Gjithashtu, edhe presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi gjatë turit të tij në Azi se do të lehtësojë tensionet mbi luftën tregtare me Kinën. Në tregun e kriptovalutave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm poshtë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1970 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat