Bonot e thesarit, më shumë fitime për qytetarët - Rriten normat e interesit të letrave me vlerë. Bankat pak aktive, presin rritje të mëtejshme
Siç ishte paralajmëruar, rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë ka nisur të reflektohet në normat e përfitimit nga letrat me vlerë të qeverisë vecanërisht për segmentin e qytetarëve. Qoftë bonot e thesarit, por vecanërisht obligacionet, kanë shënuar rritje të normave të interesit gjatë muajve të parë të vitit, të nxitura edhe nga pritshmëritë për rritje të inflacionit, duke qenë se bankat tregtare kanë qenë më pak aktive, në pritje të përfitimeve më të mëdha në të ardhmen.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, nëse në fillimin e vitit 2022, interesat e letrave me vlerë të qeverisë janë luhatur në nivele të qëndrueshme, duke nisur prej javës së parë të muajit mars, ato kanë regjistruar rritje të njëpasnjëshme. Ndryshimet në kahun rritës fillimisht kanë qenë minimale, ndërkohë që më pas reflektuan edhe ndryshimin e normës bazë, në disa tituj edhe përtej përcjelljes graduale të pritshme të këtij ndryshimi. Kjo prirje e interesave është diktuar kryesisht nga sjellja e bankave në ankandet e tregut primar. Perceptimi i tyre për rritjen e mëtejshme të inflacionit, thotë Banka e Shqipërisë në analizën që i bën këtij tregu, ka sjellë shtyrje në kohë të një pjese të kërkesës për të investuar në letra me vlerë të qeverisë, dhe rritje të kthimit të kërkuar nga këto investime.
Më specifikisht, në fillim të muajit prill: interesi i bonove 12-mujore shënoi 2.2%, duke regjistruar një rritje prej 0.60 pikë përqindje nga muaji janar; interesi i obligacionit 10-vjeçar u rrit me 0.65 pikë përqindje; ndërkohë që interesi 2-vjeçar shënoi një rritje të krahasueshme me atë të normës bazë. Banka e Shqipërisë parashikon që një shtrirje e përcjelljes së sinjaleve të politikës monetare edhe në maturitetet e tjera të tregut primar pritet të ndodhë në ankandet e ardhshme. Këto zhvillime janë materializuar në një nivel më të lartë të kurbës së interesave.
Ndërkaq, në muajin prill, Ministria e Financave dhe Ekonomisë realizoi gjithashtu emetimin e një obligacioni 2-vjeçar në euro. Interesi i tij rezultoi 2.2%, me një rritje prej 0.3 pikë përqindjeje në krahasim me interesin e obligacionit të emetuar dy vite më parë.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=WY3q0aEsLlU
Sondazh

Greqia do nisë shqyrtimin e pensioneve të shqiptarëve - Ministrat e Jashtëm, dakordësi për abrogimin e ligjit të luftës dhe zgjidhjen e kufijve detarë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar këtë të hënë një takim me homologun e saj grek Nikos Dendias, ku janë ndalur në çështje me interes për dy shtetet......

Rezerva 3-mujore ushqimesh, garanci sovrane biznesit - Akti Normativ i Qeverisë: Furnizuesit e shumicës, kredi nga bankat tregtare
Kompanitë e shumicës për produktet ushqimore e kanë të vështirë të krijojnë rezervën 3 mujore të përcaktuar me ligj, shkak për të cilin Qeveria ka vendosur të......

Përkeqësohen elitat në Shqipëri/ Indeksi: Renditemi në vend të 91, humbasim 14 pozicione për vitin 2022
Shqipëria renditet në vend të 91-të mes 151 vendeve të botës në “Indeksin e Cilësisë së Elitave” për vitin 2022. Krahasuar me rezultatin e vitit të kaluar......

Tirana rrit “monopolin” në ekonomi/ Bashkë me Elbasanin dhe Vlorën zgjerojnë peshën në strukturën e PBB-së, humbasin Fieri dhe Durrësi
Publikimi më i fundit i Institutit të Statistikave në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto rajonal gjatë 2020-ës na jep një panoramë më të qartë se si ka......

Shefja e FMN-së: Qeveritë të subvencionojnë ushqimin dhe energjinë!
Qeveritë duhet të subvencionojnë koston e ushqimit dhe energjisë për anëtarët më të varfër të shoqërisë, ka thënë kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar......

Policia Rrugore “heq” bllokun - Verifikim direkt gjobave të papaguara. Tenderi 357 milionë lekë për 250 agjentë
Punonjësit e Policisë Rrugore do të kenë akses direkt në të dhënat e automjeteve, duke shmangur procedurën e verifikimit me radio në qendër në rastet e......

Pse hendeku i pagave midis shefave dhe stafit pritet të zgjerohet edhe më tej?!
Hendeku midis pagave të drejtuesve të kompanisë dhe punonjësve të tjerë do të zgjerohet këtë vit pas rënies gjatë kulmit të pandemisë Covid, sugjeron një......

Udhëtime të pakufizuara verore vetëm për 9 euro në këtë vend europian!
Një muaj i tërë transporti i pakufizuar për vetëm 9,50 dollarë është një marrëveshje e madhe në çdo kohë, por në një kohë të rritjes së çmimit të karburantit,......