Shqipëria Postuar më 23 Maj 2022, 14:04

Rezerva 3-mujore ushqimesh, garanci sovrane biznesit - Akti Normativ i Qeverisë: Furnizuesit e shumicës, kredi nga bankat tregtare

Nga SCAN TV

Kompanitë e shumicës për produktet ushqimore e kanë të vështirë të krijojnë rezervën 3 mujore të përcaktuar me ligj, shkak për të cilin Qeveria ka vendosur të hyjë në lojë. Qeveria sapo ka dërguar në Kuvend një Akt Normativ, i cili bën të mundur që këto kompani të përfitojnë kredi nga bankat tregtare, për të cilat del garant qeveria përmes mekanizmit të garancisë sovrane.

"Per mbajtjen e rezervave sip as kësaj pike, me qellim përballimin e situates se veçante te krijuar ne treg, Keshilli i Ministrave miraton garanci shtetërore te huas me bankat tregtare per garantimin e huamarrjes se subjekteve qe tregtojnë me shumice produkte ushqimore baze, si dhe kushtet e kriteret e marrëveshjes tip te garancisë dhe marrëveshjes tip te mirekuptimit. ", shkruhet në Aktin Normativ.

Në mars të këtij viti, pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, Qeveria detyroi përmes një Akti Normativ të gjitha subjektet, qe tregtojne produkte me shumice, te nevojshme per furnizimin e popullatës, të marrin masa per mbajtjen e rezervave qe tregtojnë, per një periudhe 3-mujore ose ne përputhje me jetegjatesine e produktit, me qellim përballimin e situates se veçante te krijuar ne treg.

Por duket se kompanitë e kanë pasur të pamundur respektimin e këtij detyrimi, sidomos duke parë rritjen e fortë të çmimeve të produkteve ushqimore, veçanërisht ato të cilat më parë vinin nga Rusia e Ukrainë, siç janë drithërat apo vaji vegjetal.

“Ne kushtet kur masa per mbajtjen e nje rezerve 3-mujore te produkteve kerkon nje likuiditet te konsiderueshem, te cilin nje pjese e mire e subjekteve nuk e disponojne, dhenia e nje garancie shteterore, e cila do te rriste aksesin ne financim te ketyre subjekteve prane sistemit tone bankar, u vleresua si nje mekanizem i nevojshem per implementimin sa me me efektivitet te kesaj mase te parashikuar.”, shpjegon Këshilli i Ministrave në relacionin shoqërues të Aktit Normativ.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=whIvJDUvhv0

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat