Paradoksi i çmimit të grurit në Indi - Qeveria indiane ndalon eksportin për shkak të thatësirës
Bllokimi i eksportimit të grurit indian të vendosur nga qeveria e Nju Delhi, pasi i dha një impuls të fortë rritjes së çmimeve në tregjet botërore, tashmë po i shkakton humbje të mëdha prodhuesve kombëtarë, të cilët regjistrojnë një rënie të qartë fitimesh në tregun e brendshëm.
Për bujqësinë është një zhgënjim shumë i madh pasi kërkesa kombëtare është e garantuar dhe ka mjaftueshëm grurë dhe për të eksportuar por të korrurat e këtij viti ishin 20% më pak për shkak të valës së të nxehtit, dhe për këtë arsye janë bllokuar eksportet.
Përveç prodhimit të drithërave, temperaturat gjithnjë e në rritje përbëjnë një kërcënim dhe për kulturat e tjera që lidhen me konsumin tradicional, si për shembull fasulet. Mbledhja e këtij viti është sa gjysma e një viti më parë pasi pjesa tjetër është tharë.
India është prodhuesi i dytë në botë i grurit. Qeveria arsyeton bllokimin e eksporteve me domosdoshmërinë për të garantuar ushqimin e sigurtë për 1 miliard e 400 milion indianë.
SCAN

Maqedonia e Veriut rrit pagën mesatare - Shkon në 485 euro, Kovaçevski: Mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të hënën të rrisë pagën mesatare në mbi 30.000 denarë, ose rreth 485 euro. Njoftimi është dhënë nga kryeministri......

Rekord vendesh të lira pune në Gjermani - Pavarësisht pagave të larta që ofrohen, shumë kërkesa për t’u punësuar
Në vendin europian që ka pagat më të larta në kontinentin e vjetër – Gjermani – janë më shumë se një milion e gjysëm vende pune të lira që askush nuk i pranon.......

Nga nisja e luftës gruri u rrit 36% - Në 3 muaj botës I ka kushtuar 90 miliardë dollarë
Tre muaj pas fillimit, lufta në Ukrainë ka kushtuar tashmë mbi 90 miliardë dollarë globalisht vetëm për shkak të rritjes së çmimeve të grurit, që janë rritur......

Miliarderët shkaktojnë miliona të varfër - Oxfam: Gjatë pandemisë “lindi” një miliarder i ri çdo 30 orë
Gjatë pandemisë së Covid 19, cdo 30 orë dilte në pah një miliarder i ri, ndërsa rreth 1 milion njerëz mund të bien në nivelin e varfërisë ekstreme me të......

Ekonomia botërore do të rritet me 3.1% - Raporti i OKB, lufta në Ukrainë po “frenon” rimëkëmbjen globale!
Perspektivat për rimëkëmbjen e ekonomisë globale janë dobësuar në mënyrë domethënëse për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo e fundit ka shkaktuar rritjen e cmimit......

Rriten çmimet e naftës në bursa - Kërkesa në SHBA, oferta e shtrënguar dhe dollari pak më i dobët mbështesin tregun
Çmimet e naftës u rritën të hënën me kërkesën për karburant në SHBA, ofertën e shtrënguar dhe një dollar amerikan pak më të dobët që mbështesin tregun, ndërsa......

Gjermania: Të shmanget Hungaria! - Budapesti ndalon vendosjen e embargos së plotë të BE për naftën ruse
Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habek paralajmëroi Hungarinë për sa i përket bllokimit të përpjekjeve për të imponuar një embargo të gjerë nga ana e BE-së......

Panelet diellorë do të jenë të detyrueshëm - Do të pajisen ndërtesat publike dhe private me panele diellore nga viti 2030
Arritja e kapacitetit total të prodhimit të energjisë së rinovueshme në 1236 gigavat brenda 2030-ës, në krahasim me 1067 gigavat të parashikuara fillimisht nga......