Bota Postuar më 23 Maj 2022, 12:29

Nga nisja e luftës gruri u rrit 36% - Në 3 muaj botës I ka kushtuar 90 miliardë dollarë

Nga SCAN TV

Tre muaj pas fillimit, lufta në Ukrainë ka kushtuar tashmë mbi 90 miliardë dollarë globalisht vetëm për shkak të rritjes së çmimeve të grurit, që janë rritur me 36%, por efektet zinxhir janë ndjerë në të gjitha produktet ushqimore.

Çmimet e grurit luhaten rreth 12 dollarë për shinik, një masë që ka 27.2 kilogramë, duke rezultuar në një situatë që në vendet e pasura ka gjeneruar inflacion, por në ato të varfra shkakton krizë për bukë dhe rrezik trazirash me 53 vende në rrezik ushqimi sipas OKB-së. Nga ana tjetër, spekulimet mbi urinë, të cilat kalojnë nga tregjet financiare në vështirësi drejt metaleve të çmuara si ari deri në produktet bujqësore, ku çmimet varen gjithnjë e më pak nga tendenca reale e ofertës dhe kërkesës dhe gjithnjë e më shumë nga lëvizjet në tregjet financiare.

Ndërkaq, kontratat e së ardhmes së drithërave në SHBA u rritën të hënën, si rrjedhojë e një dollari më të dobët, fitimet në naftën bruto dhe pasi kushtet e pafavorshme të motit kërcënuan prodhimin në vendet kryesore prodhuese. Kontrata më aktive e grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos u rrit 0,9%, në 10,79 dollarë për shinik.

Sipas analistëve të tregut, furnizimet e grurit për eksporte po pakësohen vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, ndalimit të eksporteve dhe përkeqësimit të kushteve të motit. Nga ana tjetër, prodhimi në Francë dhe SHBA tani po rishikohen në rënie. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në rritjen e çmimit të grurit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat