Shqipëria Postuar më 23 Maj 2022, 12:17

“Taksimi i profesioneve të lira rrit informalitetin” - Preçi: Edhe të ardhurat në buxhet do jenë minimale, të ndiqen praktikat e vendeve perëndimore

Nga SCAN TV

Futja e profesionistëve të lirë në skemën e taksimit të të ardhurave do të nxisë informalitetin”.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi komenton për TV SCAN skemën e re, që synohet të aplikohet nga qeveria e që parashikon se të ardhurat që realizohen nga të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, ku bëjnë pjesë avokatët, noterët, inxhinierët, mjekët, farmacistët, stomatologët, etj., do të konsiderohen të ardhura nga punësimi.

Po ashtu, sipas Preçit, taksimi i profesionistëve të lirë do të ketë një ndikim minimal në buxhetin e shtetit.

Eksperti i ekonomisë e shikon këtë skemë, si një formë për të orientuar debatin public, jo te shtresat e varfra të popullsisë, që po vuajnë pasojat e krizës ekonomike si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë.

Preçi propozon disa masa që mund të ndërmerren, teksa shton se profesionet e lira duhet të operojnë me të njëjta rregulla, si në vendet demokratike.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=RZOQr4buOZU

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat