Bima e së ardhmes që mund të rritet (pothuajse) kudo edhe në kushte ekstreme!
Quhet Schrenkiella parvula dhe është një bimë që jeton në kushte ekstreme: po e studiojnë për të kuptuar nëse është e mundur të riprodhohen karakteristikat e saj në specie të tjera.
Bimët ekstremofile lulëzojnë në kushte stresuese që do të vrisnin shumicën e specieve botanike që njohim, të tilla si kripësia e lartë, aciditeti ose thatësia e tokës. Një ekip shkencëtarësh nga Stanford po studiojnë Schrenkiella parvula, një bimë ekstremofile në të njëjtën familje me mustardën, për të zbuluar se si lulëzon në kushte ekstreme si ato të Liqenit të Kripur të Turqisë, ku përqendrimi i kripës është gjashtë herë më i lartë se ai i oqeanit. "Shumica e bimëve kur janë në kushte stresuese prodhojnë një hormon që funksionon duke i dhënë një sinjal ndalimit të rritjes," shpjegon José Dinneny, një nga autorët. “Megjithatë, në rastin e S. parvula, hormoni vepron në të kundërt, duke i dhënë dritën jeshile rritjes”.
Synimi i studiuesve është të kuptojnë mekanizmin që e bën S. parvula kaq rezistent për të qenë në gjendje ta riprodhojë atë në bimë të tjera dhe, në të ardhmen, të kultivojë specie rezistente ndaj tokave me cilësi të ulët të dëmtuara nga ndryshimet klimatike. Në zonat ku klima pritet të rrisë intensitetin dhe kohëzgjatjen e thatësirës, për shembull, do të ishte e dobishme të mund të rriteshin bimë që mbijetojnë me shumë pak ujë.
Kur bimët janë në kushte ekstreme, ato prodhojnë një hormon të quajtur acid abscisik (ABA), i cili nga ana tjetër aktivizon gjene specifike që i tregojnë bimës se si të sillet. Në shumicën e bimëve, prodhimi i ABA shkakton ngadalësimin ose ndalimin e rritjes; në rastin e S. parvula ndodh e kundërta.
Zbërthimi i mekanizmit që përcakton rezistencën e lartë të S. parvula nuk do të shërbente vetëm për modifikimin e bimëve të destinuara për të prodhuar ushqim, por edhe për llojet e farave vajore që mund të përdoren si burime të qëndrueshme biokarburantesh. Nëse do të kishim mundësi t'i kultivonim në kushte ekstreme mjedisore, do të kishim shumë më tepër tokë ku t'i rritnim: "Aty ku nuk mund të rritim ushqim, mund të rritnim bimë bioenergjetike", thekson Dinneny, i cili shpjegon se si në këtë mënyrë do të rikuperoheshin dhe do të përdoreshin mirë parcelat e braktisura të tokës. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Maji do të jetë muaji më i nxehtë në 100 vitet e fundit për Spanjën ndërsa përballet me temperatura rekord!
Spanja po ndjen aktualisht një super valë të nxehti pasi temperaturat u rritën këtë fundjavë, duke arritur deri në 15 gradë mbi mesataren e sezonit. Me disa......

Nafta e nis javën në rritje - Mbështetet nga sezoni veror në SHBA dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të shenjave për rimëkëmbjen e kërkesës në Shtetet e Bashkuara. Edhe dobësimi i dollarit......

Dollari zgjeron humbjet - Rihapja e ekonomisë kineze mund të mbështesë ekonominë
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në rënie, ndërsa gjatë javës së kaluar publikoi humbjet e para në rreth 2 muaj. Investitorët kanë ulur bastet për......

Europa e nis javën në rritje - Në fokus të tregjeve, Forumi Ekonomik Botëror i Davosit!
Bursat europiane e kanë nisur në rritje këtë javë, pavarësisht frikës për ngadalësimin e ekonomisë globale, që ka dominuar tregjet gjatë javëve të fundit.......

Ushqimi i lopëve, efektin serrë dhe mbrojtja e klimës!
Lopët ushqejnë njerëzimin me mish e qumësht, por ato lëshojnë dhe sasi të mëdha metani, gaz që shkakton efektin serrë. Prandaj në mbarë botën po kryhen......

Pse Austria është neutrale?
50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë......

Java nis negativisht për Dollarin amerikan ndërsa Paundi britanik rikuperon pikë!
Kjo javë ka nisur negativisht për Dollarin amerikan në raport em monedhën vendase pasi në raport me javën e kaluar blihet këtë mëngjes me 112.7 lekë dhe shitet......

Turqia nuk ndryshon politikën monetare - Pritet të mbajë normën e interesit në 14%, pavarësisht se inflacioni është pranë 70%
Banka Qendrore e Turqisë pritet të mbajë të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 14% javën e ardhshme pavarësisht një rritjeje të mëtejshme të pritur......