Turqia nuk ndryshon politikën monetare - Pritet të mbajë normën e interesit në 14%, pavarësisht se inflacioni është pranë 70%
Banka Qendrore e Turqisë pritet të mbajë të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 14% javën e ardhshme pavarësisht një rritjeje të mëtejshme të pritur të inflacionit, që arriti në 70% muajin e kaluar. Shumica e ekonomistëve të anketuar presin që norma bazë e interesit të mbetet e qëndrueshme deri në fund të vitit, duke reflektuar asnjë kthesë të dukshme në planin e politikës ekonomike të Presidentit Tajip Erdogan.
Banka qendrore ndaloi një cikël lehtësimi në janar pasi shkurtimet e saj prej 500 pikë bazë vitin e kaluar ndezën një krizë valutore, duke e çuar inflacionin në nivelet më të larta të 20 viteve, të nxitur pjesërisht nga rritja e çmimeve të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Banka qendrore mbajti normat e interesit të pandryshuara në 14% në katër mbledhjet e fundit, duke i lënë normat reale thellësisht negative dhe shumë përtej atyre në tregjet e tjera në zhvillim.
I ndikuar nga çmimet e energjisë dhe mallrave, inflacioni vjetor i çmimeve u rrit në 69.97% në muajin prill. Pritet të rritet më tej në muajt e ardhshëm, duke grryer thellë të ardhurat e familjeve që përballen me kostot e larta të jetesës.
Kriza valutore e ndezur nga cikli i lehtësimit të bankës qendrore bëri që lira të humbi 44% kundrejt dollarit vitin e kaluar, çka nxiti inflacionin nëpërmjet importeve me çmime në valuta të forta. Lira humbi rreth 18% kundrejt monedhës së gjelbër këtë vit për shkak të zhvillimeve financiare globale dhe politikave të brendshme ekonomike.
SCAN
Sondazh

Kinë, importet e naftës saudite rriten 38% - Importet e përgjithshme të naftës së papërpunuar muajin e kaluar u rritën 7% në bazë vjetore
Importet e naftës së papërpunuar të Kinës nga furnizuesi kryesor Arabia Saudite u rritën me 38% në prill krahasuar me një vit më parë, duke shënuar vëllimin më......

Rritja e normës së BQE-së - Visco: Duhet të jetë më graduale se 50 pikë bazë
Banka Qendrore Europiane duhet të rrisë normën e saj bazë të interesit jashtë territorit negativ me lëvizjen e parë që vjen në korrik, por procesi duhet të......

Tenderi për 5G që në shtator, por cilat janë 4 risqet - Kompania Kosulente: Pikëpyetje për ankandin, operatorët, kapacitetet teknike e financiare
Shteti shqiptar mund të çelë që në shtator të këtij viti tenderin për rrjetin 5G në vend, por duket se impelemntimi i kësaj teknologjie nuk do të jetë aspak i......

Kuvendi kërkon monitorimin e shkrirjes One-Albtelecom / Rekomandimi për Autoritetin e Konkurrencës: Të vlerësohen pasojat e ndryshimit të aksionerëve
Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës të mbajë nën monitorim shkrirjen e mundëshme mes dy kompanive të telefonisë celulare Albtelecom dhe One......

Tenderi i platformës për shit-blerjen e energjisë - Kompania tërhiqet pas 2 ankesash në KPP, kërkonte rishikim të kritereve
Komisoni i Prokurimit Publik ka vendosur të lejojë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të vijojë procedurat tenderuese për ngritjen e platformës të......

Vëmendja e prodhuesve kalon te gomat e automjeteve pa ajër – Por sa shpejtë pritet të jenë në treg?
Gomat pa ajër që nuk shpohen kurrë ose nuk duhet të fryhen janë një ëndërr prej dekadash që prodhuesit shpresojnë ta kthejnë në realitet së shpejti, por së......

Kanali i Suezit pritet ti sigurojë Egjiptit 7 miliardë dollarë deri në fund të vitit fiskal - Të ardhurat nga turizmi parashikohen deri në 12 miliardë dollarë
Egjipti pret që të ardhurat e Kanalit të Suezit të arrijnë rreth 7 miliardë dollarë deri në fund të vitit aktual fiskal, tha ministri i financave Mohamed......

Spanja me temperatura më të larta se normalja që në Maj – Nxehtësia arrin deri në 40 gradë Celsius në Andaluzi
Spanja të shtunën, pa temperatura të larta të paarsyeshme që arrinin afër 40 gradë Celsius (104 Fahrenheit) në disa vende. “Mëngjesi i hershëm i 21 majit......