Shqipëria Postuar më 22 Maj 2022, 13:04

Tenderi për 5G që në shtator, por cilat janë 4 risqet - Kompania Kosulente: Pikëpyetje për ankandin, operatorët, kapacitetet teknike e financiare

Nga SCAN TV

Shteti shqiptar mund të çelë që në shtator të këtij viti tenderin për rrjetin 5G në vend, por duket se impelemntimi i kësaj teknologjie nuk do të jetë aspak i lehtë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kontraktuar një konsulent të huaj për të analizuar situatën aktuale të këtij tregu dhe si do mund të aplikohet kjo teknologji avangardë, i cili ka evidentuar një seri risqesh që nisin nga cilësia e tenderit, te operatorë jo serioze, deri te pamundësia financiare e tyre.

Scan ka zbardhur përfundimet kryesore të kompanisë konsulente, ku evidentohen 4 risqe kryesore: risku i parë ka të bëjë me vetë tenderin, në rast se rezultatet e ankandit të spektrit jo të plota ose jo të kënaqshme; risku i dytë lidhet me disponueshmërinë e sistemeve, apo komponentëve ose zinxhirëve të besuar të furnizimit me pajisje të rrjeteve 5G; risku i tretë lidhet me dobësitë në rrjetet 5G nga furnizuesit e rrjeteve jo tё besueshëm; ndërsa i katërti me kufizimet financiare apo teknike të operatorëve për të zbatuar 5G.

Ndërkohë që përfitimet, në rast se kalimi në teknologjinë 5 G do të ndodhte me sukses, do të ishin të shumta. Zhvillimi i ri i teknologjisë 5G në Shqipëri do të kapërcejë aftësitë ekzistuese të rrjeteve ëireless për të zhvilluar shërbimet e komunikimit të disponueshme nga kudo, në çdo kohë, dhe në nivele dukshëm më të shpejta të të dhënave që pritet të jenë të përhapura globalisht dhe zhvillimi i tij do të përafrohet me nevojat e tregut.

Rrjetet 5G do të mundësojnë zgjerimin e Qeverisjes Digjitale për shërbimet publike, ndërkohë që parashikohet të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike për vendin. Shpejtësitë e komunikimit në rrjetet 5G do të jenë shumë më të larta se shpejtësitë në rrjetet

aktuale. Kjo do të thotë akses më i shpejtë i popullatës në internet, në sisteme dhe platforma teknologjike shtetërore apo private, si dhe shërbim më i mirë dhe më cilësor për përdoruesit e rrjeteve 5G. Ndërkohë që Për herë të parë do të krijohet mundësia e implementimit të rrjeteve private 5G, pra rrjete vetëm për përdorim privat nga kompani të ndryshme, por jo për përdorim nga publiku i gjerë. “Kjo, sepse një pjesë e spektrit 5G, do të dedikohet për këto rrjete private. Kjo do të jetë një ndihmë e madhe për industrinë, bujqësinë, turizmin, etj”, thekson dokumenti i AKEP.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat