Shqipëria Postuar më 22 Maj 2022, 13:02

Kuvendi kërkon monitorimin e shkrirjes One-Albtelecom / Rekomandimi për Autoritetin e Konkurrencës: Të vlerësohen pasojat e ndryshimit të aksionerëve

Nga SCAN TV

Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës të mbajë nën monitorim shkrirjen e mundëshme mes dy kompanive të telefonisë celulare Albtelecom dhe One Communications, e cila sjell me vete rrezikun e uljes së konkurrencës në treg. Scan Televizion ka zbardhur dokumentin me rekomandimet që Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë Autoritetit për vitin 2022 lidhur me disa prej tregjet më sensisitve në vend. Rekomandimi vjen pas blerjes së paketës kontrolluese të aksioneve të kompanisë ONE nga e njëjta shoqëri hungareze që zotëron edhe Albtelecom. Vetëm një javë më parë, Kreu i AKEP Tomi Frashëri tha se procesi i blerjes ka nisur që në dhjetor të vitit 2021, dhe nuk përjashtohet mundësia që dy kompanitë të shkrijnë edhe spektrin e frekuencave, gjë që do të sillte rënie të konkurrencës në treg.

AKEP theksoi gjithashtu se po ndjek me shumë vëmendje procesin, dhe se po konsultohet me partnerët e BE, lidhur me hapat që duhet të ndërmarrë nëse do të ketë shkrije mes dy operatorëve, gjë që do të sillte për pasojë nevojën për ndryshime në bllokun e frekuencave. Rreziku i shqetësimeve lidhur me probleme të konkurrencës u artikulua nga deputetët e opozitës, sipas të cilëve kjo situatë mund të rrisë ccmimet për qytetarët.

Autorititeti i Konkurrencës “Të mbajë në monitorim përqendrimin e autorizuar në tregun e telefonisë celulare, me qëllim vlerësimin e efekteve që do të sjellë në treg ndryshimi i kontrollit të shoqërive respektive”, shkruan Kuvendi në dokumentin e rekomandimeve zyrtare për autoritetin e Konkurrencës në vijim.

Ndërkohë që nuk është vetëm tregu i telefonisë celulare i cili shihet me shqetësim nga Kuvendi.

Në dokumendin zyrtare Kuvendi kërkon hetime në tregun e tregtimit të vajit vegjetal, tregun e tregtimit të karburanteve, si dhe tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat