Kinë, importet e naftës saudite rriten 38% - Importet e përgjithshme të naftës së papërpunuar muajin e kaluar u rritën 7% në bazë vjetore
Importet e naftës së papërpunuar të Kinës nga furnizuesi kryesor Arabia Saudite u rritën me 38% në prill krahasuar me një vit më parë, duke shënuar vëllimin më të lartë mujor që nga maji 2020. Dërgesat saudite arritën në 8.93 milionë ton muajin e kaluar, ekuivalente me 2.17 milionë fuçi në dit, sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme Kineze e Doganave.
Blerjet e mëdha, me tregti të përfunduara kryesisht në shkurt, krahasohen me 1.61 milionë fuçi në ditë në mars dhe 1.57 milionë fuçi në ditë një vit më parë. Importet nga furnizuesi i dytë më i madh Rusia u rritën me 4% një shifër më modeste muajin e kaluar krahasuar me një vit më parë, me ngarkesat e rezervuara përpara se qeveritë perëndimore të ashpërsonin sanksionet mbi pushtimin rus të Ukrainës në fund të shkurtit.
Dërgesat ruse të naftës në prill arritën në 6.55 milionë ton, ose 1.59 milionë fuçi në ditë, treguan të dhënat, pak më shumë nga 1.5 milionë fuçi në ditë në mars dhe 1.53 milionë fuçi në ditë një vit më parë. Importet e përgjithshme të naftës së papërpunuar të Kinës muajin e kaluar u rritën gati 7% në vit, rritja e parë në tre muaj, megjithëse bllokimet e përhapura COVID-19 ulën kërkesën për karburant dhe pakësuan prodhimet e rafinerive.
Të dhënat e fundit treguan zero importe në prill nga Irani. Megjithatë, dogana muajin e ardhshëm ka të ngjarë të raportojë për maj importin e afro 2 milionë fuçi nafte iraniane që po shkarkohej këtë javë në një bazë rezervë në Kinën jugore.
Pavarësisht sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, Kina ka vazhduar të marrë naftë iraniane, e cila zakonisht kalonte si furnizime nga vendet e tjera. Nivelet e importit janë afërsisht ekuivalente me 7% të importeve totale të naftës bruto të Kinës.
SCAN
Sondazh

Rritja e normës së BQE-së - Visco: Duhet të jetë më graduale se 50 pikë bazë
Banka Qendrore Europiane duhet të rrisë normën e saj bazë të interesit jashtë territorit negativ me lëvizjen e parë që vjen në korrik, por procesi duhet të......

Tenderi për 5G që në shtator, por cilat janë 4 risqet - Kompania Kosulente: Pikëpyetje për ankandin, operatorët, kapacitetet teknike e financiare
Shteti shqiptar mund të çelë që në shtator të këtij viti tenderin për rrjetin 5G në vend, por duket se impelemntimi i kësaj teknologjie nuk do të jetë aspak i......

Kuvendi kërkon monitorimin e shkrirjes One-Albtelecom / Rekomandimi për Autoritetin e Konkurrencës: Të vlerësohen pasojat e ndryshimit të aksionerëve
Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës të mbajë nën monitorim shkrirjen e mundëshme mes dy kompanive të telefonisë celulare Albtelecom dhe One......

Tenderi i platformës për shit-blerjen e energjisë - Kompania tërhiqet pas 2 ankesash në KPP, kërkonte rishikim të kritereve
Komisoni i Prokurimit Publik ka vendosur të lejojë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të vijojë procedurat tenderuese për ngritjen e platformës të......

Vëmendja e prodhuesve kalon te gomat e automjeteve pa ajër – Por sa shpejtë pritet të jenë në treg?
Gomat pa ajër që nuk shpohen kurrë ose nuk duhet të fryhen janë një ëndërr prej dekadash që prodhuesit shpresojnë ta kthejnë në realitet së shpejti, por së......

Kanali i Suezit pritet ti sigurojë Egjiptit 7 miliardë dollarë deri në fund të vitit fiskal - Të ardhurat nga turizmi parashikohen deri në 12 miliardë dollarë
Egjipti pret që të ardhurat e Kanalit të Suezit të arrijnë rreth 7 miliardë dollarë deri në fund të vitit aktual fiskal, tha ministri i financave Mohamed......

Spanja me temperatura më të larta se normalja që në Maj – Nxehtësia arrin deri në 40 gradë Celsius në Andaluzi
Spanja të shtunën, pa temperatura të larta të paarsyeshme që arrinin afër 40 gradë Celsius (104 Fahrenheit) në disa vende. “Mëngjesi i hershëm i 21 majit......

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon 92 raste të lisë së majmunëve me shpërthime në 12 vende
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se që nga e shtuna ka konfirmuar rreth 92 raste dhe 28 raste të dyshuara të lisë së majmunëve, me shpërthime të fundit......