Rritja e normës së BQE-së - Visco: Duhet të jetë më graduale se 50 pikë bazë
Banka Qendrore Europiane duhet të rrisë normën e saj bazë të interesit jashtë territorit negativ me lëvizjen e parë që vjen në korrik, por procesi duhet të jetë "më gradual" sesa sugjerohet nga disa, deklaroi politikëbërësi i Bankës, Ignazio Visco.
Tregjet financiare tani presin të shohin 105 pikë bazë të rritjes së normës së BQE-së deri në fund të vitit, duke rritur bastet e tyre që kur shefi i bankës qendrore holandeze Klaas Knot tha se mund të nevojitet një lëvizje 50 pikë bazë nëse rriten presionet inflacioniste.
"Unë mendoj se rritja duhet të jetë më graduale sesa mund të mendohej, ndërsa nuk ka ndonjë problem nëse nis në korrik," tha Visco, i cili drejton bankën qendrore italiane.
Me inflacionin që qëndron në një nivel të lartë rekord prej 7.4%, gati katërfishi i objektivit të BQE-së, të gjithë, përveç një pjese të vogël të politikëbërësve, kanë bërë kërkesë për një rritje të normës në korrik, rritja e parë e BQE-së në më shumë se një dekadë.
Disa politikëbërës të BQE-së kanë argumentuar gjithashtu heqjen e normës së depozitave minus 0.5% përsëri në territor pozitiv këtë vit, gjë që do të nënkuptonte të paktën tre lëvizje me 25 pikë bazë. Dalja nga normat negative është bërë e pakontestueshme, megjithatë, Visco, tha se "pothuajse të gjithë ne" në Këshillin Drejtues të përcaktimit të normave biem dakord për idenë.
Norma e depozitave të BQE-së ka qenë në territor negativ që nga viti 2014.
SCAN
Sondazh

Tenderi për 5G që në shtator, por cilat janë 4 risqet - Kompania Kosulente: Pikëpyetje për ankandin, operatorët, kapacitetet teknike e financiare
Shteti shqiptar mund të çelë që në shtator të këtij viti tenderin për rrjetin 5G në vend, por duket se impelemntimi i kësaj teknologjie nuk do të jetë aspak i......

Kuvendi kërkon monitorimin e shkrirjes One-Albtelecom / Rekomandimi për Autoritetin e Konkurrencës: Të vlerësohen pasojat e ndryshimit të aksionerëve
Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës të mbajë nën monitorim shkrirjen e mundëshme mes dy kompanive të telefonisë celulare Albtelecom dhe One......

Tenderi i platformës për shit-blerjen e energjisë - Kompania tërhiqet pas 2 ankesash në KPP, kërkonte rishikim të kritereve
Komisoni i Prokurimit Publik ka vendosur të lejojë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të vijojë procedurat tenderuese për ngritjen e platformës të......

Vëmendja e prodhuesve kalon te gomat e automjeteve pa ajër – Por sa shpejtë pritet të jenë në treg?
Gomat pa ajër që nuk shpohen kurrë ose nuk duhet të fryhen janë një ëndërr prej dekadash që prodhuesit shpresojnë ta kthejnë në realitet së shpejti, por së......

Kanali i Suezit pritet ti sigurojë Egjiptit 7 miliardë dollarë deri në fund të vitit fiskal - Të ardhurat nga turizmi parashikohen deri në 12 miliardë dollarë
Egjipti pret që të ardhurat e Kanalit të Suezit të arrijnë rreth 7 miliardë dollarë deri në fund të vitit aktual fiskal, tha ministri i financave Mohamed......

Spanja me temperatura më të larta se normalja që në Maj – Nxehtësia arrin deri në 40 gradë Celsius në Andaluzi
Spanja të shtunën, pa temperatura të larta të paarsyeshme që arrinin afër 40 gradë Celsius (104 Fahrenheit) në disa vende. “Mëngjesi i hershëm i 21 majit......

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon 92 raste të lisë së majmunëve me shpërthime në 12 vende
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se që nga e shtuna ka konfirmuar rreth 92 raste dhe 28 raste të dyshuara të lisë së majmunëve, me shpërthime të fundit......

A është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky një miliarder?
Pasuria (e supozuar) miliardë dollarë e Zelensky Presidenti ukrainas, për pjesën më të madhe të botës, është një lider i admiruar që drejton rezistencën......