Bota Postuar më 23 Maj 2022, 10:32

Nafta e nis javën në rritje - Mbështetet nga sezoni veror në SHBA dhe nga dobësimi i dollarit

Nga SCAN TV

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të shenjave për rimëkëmbjen e kërkesës në Shtetet e Bashkuara. Edhe dobësimi i dollarit amerikan, së bashku me pritshmëritë për rihapjen e Shanghait në Kinë, po mbështesin çmimet. Në këtë mënyrë, nafta Brent po tregtohet në mbi 113 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 111 dollarë për fuçi.

Sezoni i pushimeve në SHBA, ku amerikanët udhëtojnë më shumë fillon me Ditën Përkujtimore në fund të majit dhe përfundoi me Ditën e Punëtorëve në Shtator.

Analistët shprehen se pavarësisht frikës që ka të bëjë me rritjen e çmimeve të karburantave, të dhënat e lëvizjes së automjeteve nga TomTom dhe Google tregojnë një rritje të qarkullimit në javën e fundit. Njëkohësisht, edhe dollari i dobët po mbështet çmimet, pasi e bën më të lirë për zotëruesit e monedhave të tjera.

Një mbështetje tjetër, çmimet pritet ta gjejnë nga rihapja e Shanghait dhe shumë provincave të tjera në Kinë, që ishin në karantinë të plotë për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19.

Në anën tjetër, paaftësia e Bashkimit Europian për të arritur një marrëveshje përfundimtare mbi ndalimin e importeve të naftës nga Rusia, si pasojë e pushtimit të Ukrainës, po kufizon rritjen e çmimeve.

SCAN

Sondazh

Poll
Europa 23 Maj

Pse Austria është neutrale?

50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat