Europa Postuar më 23 Maj 2022, 10:40

Maji do të jetë muaji më i nxehtë në 100 vitet e fundit për Spanjën ndërsa përballet me temperatura rekord!

Nga SCAN TV

Spanja po ndjen aktualisht një super valë të nxehti pasi temperaturat u rritën këtë fundjavë, duke arritur deri në 15 gradë mbi mesataren e sezonit. Me disa zona që arrijnë një temperaturë djegëse 44ºC të shtunën, kjo valë e paprecedentë e të nxehtit mund ta bëjë majin muajin më të nxehtë të shekullit.

Të paktën 13 rajone ishin në gatishmëri për shkak të nxehtësisë, tha Agjencia Shtetërore Meteorologjike e Spanjës AEMET, dhe temperaturat mund të provokojnë stuhi në pesë prej tyre. Mërkuri u rrit në 42.3 gradë Celsius të premten pasdite në Andujar, në rajonin jugor të Andaluzisë, pasi arriti në 39.5 gradë të enjten.

Dy nga kryeqytetet provinciale të rajonit, Kordoba dhe Sevilla, gjithashtu panë temperatura të ngjashme. Qeveria spanjolle i këshilloi të gjithë të qëndrojnë të hidratuar, të kufizojnë aktivitetin fizik dhe të qëndrojnë në zona të freskëta sa herë që të jetë e mundur.

Temperaturat janë jashtëzakonisht të larta për pranverën e vonë, me një masë ajri të nxehtë dhe të thatë që bart pluhur nga Afrika e Veriut.

AMAET thotë se klimat e Afrikës së Veriut po lëvizin drejt jugut të Europës, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit mund të bëhen shumë më të zakonshme dhe më intensive globalisht në vitet në vijim për shkak të ndikimit të krizës klimatike.

Kjo do të thotë se nga mesi i shekullit do të jenë më të shpeshta periudhat më të gjata dhe më intensive të thatësirës dhe, natyrisht, temperaturat më të larta. Verat në një qytet relativisht të freskët spanjoll, si La Coruña, mund të jenë të ngjashme me klimën e qytetit maroken të Casablanca. Vlerësohet se rreth dy mijë njerëz në vit vdesin në Spanjë për shkak të nxehtësisë së tepërt!

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll
Europa 23 Maj

Pse Austria është neutrale?

50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat