Sa vlen tregtia e gurëve të çmuar në Shqipëri/ Analiza e shifrave: Këtë vit “zbehje” e fortë e importeve!
Shqipëria ka një tregti relativisht dinamike të gurëve e metaleve të çmuara. Vlera totale e kësaj tregtie varion në më shumë se 5 miliardë lekë.
Por sa po importon dhe sa po eksporton Shqipëria metale dhe gurë të çmuar?
Nëse analizojmë në mënyrë të detajuar këtë grupmallrash, rezulton se Shqipëria ka eksportuar këtë vit 458 milionë lekë grupmallra “perla, gurë dhe metale të çmuara”.
Krahasuar me periudhën janar-prill të një viti më parë, rezulton se këtë vit ka një rënie si në vlerë, ashtu edhe në peshë të këtij grupmallrash. Referuar të dhënave të Instat, të përpunuara nga SCAN, në janar-prill 2021 Shqipëria eksportoi 445 milionë lekë nga ky grupmallrash. Pra, këtë vit kemi një rënie me 13 milionë lekë më pak.
Gjatë vitit të kaluar, vlera totale e eksportuar arriti në 1 miliardë e 664 milionë lekë.
Tendenca e importeve
Ndërsa duket se eksportet janë të stabilizuara këtë vit dhe nuk kanë ndonjë luhatje të madhe, krahasuar me vitin e kaluar, me importet ndryshon situate.
Nëse analizojmë importet, rezulton se këtë vit, Shqipëria ka importuar 785 milionë lekë për periudhën janar-prill 2022. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e importeve të metaleve dhe gurëve të çmuar ishte 1 miliardë e 190 milionë lekë, që do të thotë se këtë vit Shqipëria ka importuar 405 milionë lekë më pak.
Në këtë rënie, nuk ndikon vetëm luhatja e çmimeve të këtyre produkteve por edhe ulja e volumit tregtar të shkëmbimeve.
E sa i përket, viti të kaluar, periudhës janar-dhjetor 2021, vlera e importeve arriti më 3 miliardë e 597 milionë lekë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=PwR25f9jxxw
Sondazh

Kredia për individët, rekord 10-vjeçar/ BSH: Kërkesë e lartë për blerje banese në tremujorin e parë, bankat në konkurrencë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë nga publikimi më i fundit, “Aktiviteti kreditues në T1 2022”, tregojnë se përgjatë kësaj periudhe kohore, kredia për biznese......

OBSH: Bota po përballet me sfida 'të frikshme' ndërsa lija e majmunëve është përhapur në 15 vende jashtë Afrikës!
Bota po përballet me sfida "të frikshme", duke përfshirë Covid-in, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të......

Shefi i IEA: Kërkesa e Kinës duhet të mbetet e dobët ose do të kemi probleme të mëdha në tregjet e naftës!
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë foli për sfidat aktuale me të cilat përballen tregjet globale të naftës të hënën, duke theksuar......

Më pak ujë për bujqësinë? Deri në vitin 2050, mbi 80% e tokës nuk do të ketë ujë të mjaftueshëm për të korrat!
Deri në vitin 2050, më shumë se 80 % e tokës që tani i dedikohet bujqësisë nuk do të ketë më ujë të mjaftueshëm për të korrat, të cilat do të duhet të......

Bima e së ardhmes që mund të rritet (pothuajse) kudo edhe në kushte ekstreme!
Quhet Schrenkiella parvula dhe është një bimë që jeton në kushte ekstreme: po e studiojnë për të kuptuar nëse është e mundur të riprodhohen karakteristikat e......

Maji do të jetë muaji më i nxehtë në 100 vitet e fundit për Spanjën ndërsa përballet me temperatura rekord!
Spanja po ndjen aktualisht një super valë të nxehti pasi temperaturat u rritën këtë fundjavë, duke arritur deri në 15 gradë mbi mesataren e sezonit. Me disa......

Nafta e nis javën në rritje - Mbështetet nga sezoni veror në SHBA dhe nga dobësimi i dollarit
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të shenjave për rimëkëmbjen e kërkesës në Shtetet e Bashkuara. Edhe dobësimi i dollarit......

Dollari zgjeron humbjet - Rihapja e ekonomisë kineze mund të mbështesë ekonominë
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në rënie, ndërsa gjatë javës së kaluar publikoi humbjet e para në rreth 2 muaj. Investitorët kanë ulur bastet për......