Ekonomia botërore do të rritet me 3.1% - Raporti i OKB, lufta në Ukrainë po “frenon” rimëkëmbjen globale!
Perspektivat për rimëkëmbjen e ekonomisë globale janë dobësuar në mënyrë domethënëse për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo e fundit ka shkaktuar rritjen e cmimit të energjisë, ushqimeve dhe shtrëngimit t ëpolitikave monetare nga bankat më të mëdha qendrore. Sipas raportit më të fundit të ekonomisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ekonomia botërore është projektuar të rritet me 3.1% në vitin 2022, duke shënuar një rënie prej 0.9% në krahasim me parashikimet e janarit të këtij vit.
Parashikimet fillestare përballen me rënie të ndjeshme si pasojë e intensifikimit të luftës në Ukrainë dhe valëve të tjera të mundshme të pandemisë. Dhe rritjet e parashikuara për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Kinën, janë rivlerësuar në rënie, me BE-në që shënon dhe rënien më të thellë. Ekonomia e Bashkimit europian – e dëmtuar më shumë nga ndërprerja e furnizimit me gaz nga Rusia- tashmë pritet të rritet me 2.7% në vitin 2022, në vend të 3.9% që parashikohej në muajin janar.
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të rritet me 2.6%, ndërkohë që ajo e Kinës parashikohet të rritet me 4.5% në vitin 2022. Vendet në zhvillim si një grup në vete, projektohet të rriten me 4.1% në 2022-shin, në krahasim me 6.7% në vitin 2021. Ngadalësimi në bazë të gjerë i ekonomisë globale do të minojë një rimëkëmbje të plotë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse nga pandemia.
Ky ngadalësim, dhe lufta në Ukrainë – do të rrisë dhe më shumë cmimin e ushqimeve dhe fertilizuesve, duke goditur në mënyrë të vecantë vendet në zhvillim, por dhe do të shtojë pasiguritë për sa i përket rezervave ushqimore dhe përhapjes së varfërisë. Shtrëngimi monetar nga vendet e zhvilluara do të rrisë kostot e huamarrjeve, do të minojë qëndrueshmërinë e borxhit si dhe do të kufizojë dhe më shumë hapësirën fiskale për të mbështetur rimëkëmbjen e plotë të ekonomive të vendeve në zhvillim. Lufta në Ukrainë - dhe efektet e saj në çmimet e energjisë dhe të mallrave - mund të dëmtojë gjithashtu dhe veprimet kundër ndryshimeve klimatike.
Nga njëra anë, çmimet e larta të naftës dhe gazit mund të nxisin më shumë nxjerrjen e lëndëve djegëse fosile ose përdorim më të madh të qymyrit. Çmimet e larta të nikelit mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e automjeteve elektrike, ndërkohë që rritja e çmimeve të ushqimeve mund të pengojnë prodhimin e biokarburanteve.
Nga ana tjetër, këto çmime të larta janë gjithashtu një mundësi për vendet që të zgjidhin shqetësimet e tyre për energjinë dhe sigurinë ushqimore përmes përshpejtimit në adaptimin e burimeve për energjinë e rinovueshme dhe përmirësimin e efikasitetit sistematik, në këtë mënyrë do të shënohej një përafrim me objektivat e përgjithshme të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimi i luftës kundër ndryshimeve klimatike.
SCAN
Sondazh

Rriten çmimet e naftës në bursa - Kërkesa në SHBA, oferta e shtrënguar dhe dollari pak më i dobët mbështesin tregun
Çmimet e naftës u rritën të hënën me kërkesën për karburant në SHBA, ofertën e shtrënguar dhe një dollar amerikan pak më të dobët që mbështesin tregun, ndërsa......

Gjermania: Të shmanget Hungaria! - Budapesti ndalon vendosjen e embargos së plotë të BE për naftën ruse
Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habek paralajmëroi Hungarinë për sa i përket bllokimit të përpjekjeve për të imponuar një embargo të gjerë nga ana e BE-së......

Panelet diellorë do të jenë të detyrueshëm - Do të pajisen ndërtesat publike dhe private me panele diellore nga viti 2030
Arritja e kapacitetit total të prodhimit të energjisë së rinovueshme në 1236 gigavat brenda 2030-ës, në krahasim me 1067 gigavat të parashikuara fillimisht nga......

Bonot e thesarit, më shumë fitime për qytetarët - Rriten normat e interesit të letrave me vlerë. Bankat pak aktive, presin rritje të mëtejshme
Siç ishte paralajmëruar, rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë ka nisur të reflektohet në normat e përfitimit nga letrat me vlerë të......

“Taksimi i profesioneve të lira rrit informalitetin” - Preçi: Edhe të ardhurat në buxhet do jenë minimale, të ndiqen praktikat e vendeve perëndimore
Futja e profesionistëve të lirë në skemën e taksimit të të ardhurave do të nxisë informalitetin”. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi komenton për TV SCAN skemën e......

“Mbyllni hetimin për publikimin e pagave” - Të dhënat personale/ Kuvendi, “ultimatium” Komisionerit. Rama synon t’i publikojë çdo vit
Kuvendi i kërkon Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të përmbyllë hetimin administrativ, mbi publikimin e databazës......

Sa vlen tregtia e gurëve të çmuar në Shqipëri/ Analiza e shifrave: Këtë vit “zbehje” e fortë e importeve!
Shqipëria ka një tregti relativisht dinamike të gurëve e metaleve të çmuara. Vlera totale e kësaj tregtie varion në më shumë se 5 miliardë lekë. Por sa po......

Kredia për individët, rekord 10-vjeçar/ BSH: Kërkesë e lartë për blerje banese në tremujorin e parë, bankat në konkurrencë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë nga publikimi më i fundit, “Aktiviteti kreditues në T1 2022”, tregojnë se përgjatë kësaj periudhe kohore, kredia për biznese......