Bota Postuar më 23 Maj 2022, 12:28

Miliarderët shkaktojnë miliona të varfër - Oxfam: Gjatë pandemisë “lindi” një miliarder i ri çdo 30 orë

Nga SCAN TV

Gjatë pandemisë së Covid 19, cdo 30 orë dilte në pah një miliarder i ri, ndërsa rreth 1 milion njerëz mund të bien në nivelin e varfërisë ekstreme me të njëjtin ritëm brenda vitit 2022. Këto janë statistikat më të fundit të publikuara nga Oxfam.

Në  muajin mars të këtij viti u shënuan 573 miliarderë më shumë në krahasim me vitin 2020, kur nisi dhe pandemia, sipas të dhënave të prezantuara në ditën e parë të samitit të Forumit ekonomik botëror në Davos, Zvicër. Kjo nënkupton se cdo 30 orë është shënuar një miliarder i ri.

Aktualisht vlerësohet se 263 milion persona mund të rrëshqasin në nivelin ekstrem të varfërisë në vitin 2022 për shkak të pandemisë, duke theksuar dhe më shumë pabarazinë globale dhe duke rritur vazhdimisht cmimet të cilat po shënojnë rekorde që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Kjo do të nënkuptonte afërsisht një milion persona cdo 33 orë.

Sipas Oxfam pasuria totale e miliarderëve në botë vlerësohet 12.7 trilion dollarë në muajin mars. Në vitin 2021 miliarderët përbënin afërsisht 14% të prodhimit vendor bruto në glob. Gabriela Busher, drejtoresha ekzekutive e Oxfam International, u shpreh se miliarderët po mblidheshin në samitin e Davos për të festuar një rritje të pabesueshme të pasurisë së tyre.

Pandemia dhe aktualisht rritja e cmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë thjesht kanë qenë një gjë e mirë për pasurinë e tyre. Ndërkohë dekada progres rreth varfërisë ekstreme tashmë janë kthyer pas dhe miliona njerëz po përballen me një rritje të pamundur të kostos së mbijetesës.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat