Maqedonia e Veriut rrit pagën mesatare - Shkon në 485 euro, Kovaçevski: Mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të hënën të rrisë pagën mesatare në mbi 30.000 denarë, ose rreth 485 euro. Njoftimi është dhënë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, sipas të cilit ky ishte një prej premtimeve më të rëndësishme të dhëna para qytetarëve në vitin 2017.
Kovaçevski u shpreh se: 'Pak kush ka besuar se do të kemi pagë mesatare prej 30.000 denarë. Në kohën e krizës së madhe ekonomike e kuptojmë se sa i rëndësishëm është investimi në të ardhurat e qytetarëve dhe punëtorëve. Me rritjen e pagave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve dhe e drejtojmë Buxhetin aty ku është më i nevojshëm. Ne po përballemi me një dimër të vështirë në të cilin do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ulur goditjet e çmimeve. Dua t’ju siguroj se Qeveria është plotësisht e përkushtuar dhe e gatshme për gjithçka që ka përpara. Do të punojmë me përgjegjësi, përkushtim dhe efikasitet në interes të qytetarëve.'
Vendimi për rritjen e pagës mesatare u mor nga qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë ndryshimeve të buxhetit për vitin aktual. Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimet synojnë uljen e shpenzimeve joproduktive në emër të solidaritetit me pasojat e krizës aktuale, si dhe do të sigurojnë mbrojtje më të madhe të standardit të jetesës, veçanërisht kategorive të cënueshme.
Gjithashtu, parashikohet mbështetje financiare në likuiditet për kompanitë dhe optimizim i kostove të huamarrjes, mbështetje të politikës monetare dhe krijim të kushteve më të favorshme për arritjen e normave të parashikuara të rritjes ekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme.
SCAN
Sondazh

Rekord vendesh të lira pune në Gjermani - Pavarësisht pagave të larta që ofrohen, shumë kërkesa për t’u punësuar
Në vendin europian që ka pagat më të larta në kontinentin e vjetër – Gjermani – janë më shumë se një milion e gjysëm vende pune të lira që askush nuk i pranon.......

Nga nisja e luftës gruri u rrit 36% - Në 3 muaj botës I ka kushtuar 90 miliardë dollarë
Tre muaj pas fillimit, lufta në Ukrainë ka kushtuar tashmë mbi 90 miliardë dollarë globalisht vetëm për shkak të rritjes së çmimeve të grurit, që janë rritur......

Miliarderët shkaktojnë miliona të varfër - Oxfam: Gjatë pandemisë “lindi” një miliarder i ri çdo 30 orë
Gjatë pandemisë së Covid 19, cdo 30 orë dilte në pah një miliarder i ri, ndërsa rreth 1 milion njerëz mund të bien në nivelin e varfërisë ekstreme me të......

Ekonomia botërore do të rritet me 3.1% - Raporti i OKB, lufta në Ukrainë po “frenon” rimëkëmbjen globale!
Perspektivat për rimëkëmbjen e ekonomisë globale janë dobësuar në mënyrë domethënëse për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo e fundit ka shkaktuar rritjen e cmimit......

Rriten çmimet e naftës në bursa - Kërkesa në SHBA, oferta e shtrënguar dhe dollari pak më i dobët mbështesin tregun
Çmimet e naftës u rritën të hënën me kërkesën për karburant në SHBA, ofertën e shtrënguar dhe një dollar amerikan pak më të dobët që mbështesin tregun, ndërsa......

Gjermania: Të shmanget Hungaria! - Budapesti ndalon vendosjen e embargos së plotë të BE për naftën ruse
Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habek paralajmëroi Hungarinë për sa i përket bllokimit të përpjekjeve për të imponuar një embargo të gjerë nga ana e BE-së......

Panelet diellorë do të jenë të detyrueshëm - Do të pajisen ndërtesat publike dhe private me panele diellore nga viti 2030
Arritja e kapacitetit total të prodhimit të energjisë së rinovueshme në 1236 gigavat brenda 2030-ës, në krahasim me 1067 gigavat të parashikuara fillimisht nga......

Bonot e thesarit, më shumë fitime për qytetarët - Rriten normat e interesit të letrave me vlerë. Bankat pak aktive, presin rritje të mëtejshme
Siç ishte paralajmëruar, rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë ka nisur të reflektohet në normat e përfitimit nga letrat me vlerë të......