Rekord vendesh të lira pune në Gjermani - Pavarësisht pagave të larta që ofrohen, shumë kërkesa për t’u punësuar
Në vendin europian që ka pagat më të larta në kontinentin e vjetër – Gjermani – janë më shumë se një milion e gjysëm vende pune të lira që askush nuk i pranon. Janë këto të dhënat e publikuara nga instituti për kërkimet mbi punën për tremujorin e fundit. I njëjti institut pranon se kjo është shifra më e lartë që nga viti 1989, vit kur ra dhe muri i Berlinit. Mungesa e forcës punëtore është një fenomen i zakonshëm tashmë për shumë vende në perëndim, duke dështuar kështu një transformim më të thellë të ekonomive të maturuara.
Duke marrë në konsideratë tre muajt e parë të vitit 2022, instituti gjerman saktëson se në vend numri i vendeve të punës që mbeten bosh ka arritur shifrën rekord prej 1.740.000. Pjesa më e madhe përqendrohet në ish Gjermaninë perëndimore ndërsa në landet e ish Gjermanisë lindore shifra flet vetëm për 340 mijë. E dhëna përfaqëson një rritje prej plus 54% në krahasim me 12 muaj më parë, duke dëshmuar në këtë mënyrë se tregu i punës është goditur plotësisht nga pandemia kovid 19. Sipas ekspertëve të ekonomisë në vend situata aktuale e shoqëruar dhe nga frika për një krizë të mundshme energjitike për shkak të luftës në Ukrainë rrezikon të kufizojë dhe më shumë rimëkëmbjen komplekse të ekonomisë gjermane
E vështirë të kuptohet se cfarë shkakton këtë kërkesë rekord për forcë pune. Për sa i përket pagave, qeveria socialdemokrate e kancelarit gjerman Olaf Sholz, duke mbajtur premtimin elektoral konfirmoi rritjen e pagës minimale deri në 12 euro në orë, duke favorizuar në këtë mënyrë kategoritë më pak të kualifikuara.
Kësaj i shtohet fakti se punëtorët gjermanë, për sa i përket pagave, nisen nga një pozicion më i favorshëm në krahasim me kolegët e tyre europianë. Paga bruto mujore në Gjermani – sipas institutit kombëtar të statistikave – është rreth 3900 euro, pak më shumë se 2 mijë euro neto. Nga viti 1990 deri në 2020 pagat në Gjermani janë rritur me 33%.
SCAN
Sondazh

Nga nisja e luftës gruri u rrit 36% - Në 3 muaj botës I ka kushtuar 90 miliardë dollarë
Tre muaj pas fillimit, lufta në Ukrainë ka kushtuar tashmë mbi 90 miliardë dollarë globalisht vetëm për shkak të rritjes së çmimeve të grurit, që janë rritur......

Miliarderët shkaktojnë miliona të varfër - Oxfam: Gjatë pandemisë “lindi” një miliarder i ri çdo 30 orë
Gjatë pandemisë së Covid 19, cdo 30 orë dilte në pah një miliarder i ri, ndërsa rreth 1 milion njerëz mund të bien në nivelin e varfërisë ekstreme me të......

Ekonomia botërore do të rritet me 3.1% - Raporti i OKB, lufta në Ukrainë po “frenon” rimëkëmbjen globale!
Perspektivat për rimëkëmbjen e ekonomisë globale janë dobësuar në mënyrë domethënëse për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo e fundit ka shkaktuar rritjen e cmimit......

Rriten çmimet e naftës në bursa - Kërkesa në SHBA, oferta e shtrënguar dhe dollari pak më i dobët mbështesin tregun
Çmimet e naftës u rritën të hënën me kërkesën për karburant në SHBA, ofertën e shtrënguar dhe një dollar amerikan pak më të dobët që mbështesin tregun, ndërsa......

Gjermania: Të shmanget Hungaria! - Budapesti ndalon vendosjen e embargos së plotë të BE për naftën ruse
Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habek paralajmëroi Hungarinë për sa i përket bllokimit të përpjekjeve për të imponuar një embargo të gjerë nga ana e BE-së......

Panelet diellorë do të jenë të detyrueshëm - Do të pajisen ndërtesat publike dhe private me panele diellore nga viti 2030
Arritja e kapacitetit total të prodhimit të energjisë së rinovueshme në 1236 gigavat brenda 2030-ës, në krahasim me 1067 gigavat të parashikuara fillimisht nga......

Bonot e thesarit, më shumë fitime për qytetarët - Rriten normat e interesit të letrave me vlerë. Bankat pak aktive, presin rritje të mëtejshme
Siç ishte paralajmëruar, rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë ka nisur të reflektohet në normat e përfitimit nga letrat me vlerë të......

“Taksimi i profesioneve të lira rrit informalitetin” - Preçi: Edhe të ardhurat në buxhet do jenë minimale, të ndiqen praktikat e vendeve perëndimore
Futja e profesionistëve të lirë në skemën e taksimit të të ardhurave do të nxisë informalitetin”. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi komenton për TV SCAN skemën e......