Gjermani: Rekomandimi për izolim për linë e majmunëve do të vijë!
Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se po përgatiten masa të tjera kontrolli.
Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach deklaroi se Gjermania po përgatit masa kontrolli. Aktualisht, rekomandimet për izolimin dhe karantinimin janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch, tha Lauterbach në kuadër të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.
Ai mendon se masat do të prezantohen shpejt. Përveç kësaj, po shqyrtohet mundësia e dhënies së rekomandimeve të vaksinimit për njerëzit me rrezik të veçantë. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për vaksinimin e popullatës në përgjithësi, theksoi politikani i SPD-së. Ai tha se mbështet veprime të vendosura. Epidemia globale është aq e pazakontë sa që tani duhet të reagojmë shpejt dhe fuqishëm.
Lauterbach theksoi se sipas njohurive të deritanishme, infektohen kryesisht meshkujt që kanë pasur kontakt seksual me meshkuj të tjerë. Tani bëhet fjalë për t'iu qasur me sinqeritet grupeve në rrezik. Kjo nuk duhet të keqinterpretohet si stigmë.
Virologët: nuk ka pandemi për t'u frikësuar
Virologu Schmidt-Chanasit nuk sheh rrezik të përhapjes në shkallë të gjerë të lisë së majmunit. Schmidt-Chanasit i tha radiostacionit gjerman Deutschlandfunk se nuk duhet pasur frikë se mos kalohet në një pandemi. Lija e majmunit është shumë e vështirë për t'u transmetuar, pasi infeksionet ndodhin përmes kontaktit me mukozën. Prandaj, shkencëtari pret që shpërthimi i sëmundjes të frenohet.
Megjithatë, virusi duhet të studiohet mirë për të kuptuar më mirë rrugët e transmetimit, theksoi Schmidt-Chanasit. Dobia e vaksinimit me vaksinat ekzistuese po diskutohet aktualisht - veçanërisht për njerëzit në rrezik dhe njerëzit në kontakt. Infeksionet me virusin, me origjinë normalisht nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore, janë zbuluar ditët e fundit në vende të ndryshme, përfshirë Gjermaninë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kursi i këmbimit/ E martë e ‘errët’ për Paundin britanik dhe Dollarin amerikan!
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të rëndësishme këtë të martë pasi në raport me dje ka humbur sërish pikë në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me......

Avioni më i shpejtë i pasagjerëve në botë kalon supersonik në prova – Ringjallet gara për fluturime me shpejtësi të lartë
Gara për të rifilluar fluturimet supersonike të pasagjerëve gati dy dekada pas daljes në pension të Concorde u ‘ringjall’ pasi prodhuesi i avionëve Bombardier......

FSHZH njofton: Fillojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë-Leskovik!
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë-Leskovik projekt i cili me financim nga Qeveria Shqiptare dhe......

Bonot e thesarit, më shumë fitime për qytetarët - Rriten normat e interesit të letrave me vlerë. Bankat pak aktive, presin rritje të mëtejshme
Siç ishte paralajmëruar, rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë ka nisur të reflektohet në normat e përfitimit nga letrat me vlerë të......

Greqia do nisë shqyrtimin e pensioneve të shqiptarëve - Ministrat e Jashtëm, dakordësi për abrogimin e ligjit të luftës dhe zgjidhjen e kufijve detarë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar këtë të hënë një takim me homologun e saj grek Nikos Dendias, ku janë ndalur në çështje me interes për dy shtetet......

Rezerva 3-mujore ushqimesh, garanci sovrane biznesit - Akti Normativ i Qeverisë: Furnizuesit e shumicës, kredi nga bankat tregtare
Kompanitë e shumicës për produktet ushqimore e kanë të vështirë të krijojnë rezervën 3 mujore të përcaktuar me ligj, shkak për të cilin Qeveria ka vendosur të......

Përkeqësohen elitat në Shqipëri/ Indeksi: Renditemi në vend të 91, humbasim 14 pozicione për vitin 2022
Shqipëria renditet në vend të 91-të mes 151 vendeve të botës në “Indeksin e Cilësisë së Elitave” për vitin 2022. Krahasuar me rezultatin e vitit të kaluar......

Tirana rrit “monopolin” në ekonomi/ Bashkë me Elbasanin dhe Vlorën zgjerojnë peshën në strukturën e PBB-së, humbasin Fieri dhe Durrësi
Publikimi më i fundit i Institutit të Statistikave në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto rajonal gjatë 2020-ës na jep një panoramë më të qartë se si ka......