Shqipëria Postuar më 24 Maj 2022, 11:12

Biznesi i bulmetit/ Analiza e tregut: Rreth 35 milionë euro xhiro, fitime të ulta, 2 kompani kontrollojnë 65%!

Nga SCAN TV

“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me industrinë e përpunimit të qumështit. Ky cikël ka nisur fillimisht me laboratorët mjekësore private, spitalet, vijoi me atë të supermarketeve, ujit të pijshëm, industrinë e librit, automjeteve, sallamerisë dhe mishit etj. Për t’u rikthyer te industria e përpunimit të qumështit, kemi marrë në analizë disa prej kompanive më të mëdha në vend që operojnë në këtë sektor, sa i përket të ardhurave.

Në analizë përfshihen 16 kompani, të ardhurat e të cilave të marra së bashku përafërsisht arrijnë në vlerën e 4 mld lekëve, ose rreth 34 milionë euro. Në këtë shifër mungon “Orhan”, bilancet e të cilës nuk janë publike për vitin 2020. Por, kjo kompani gjatë viteve të kaluara raporton shifra të ardhurash në rreth 1 milionë euro, çka do të thotë se ky treg qarkullon rreth 35 milionë euro, të paktën sa i përket kompanive me kapacitet të lartë përpunues. Nga analiza e pasqyrave financiare për vitin 2020, rezulton se “LUFRA” është kompania me nivelin më të lartë të të ardhurave. Rreth 1,36 mld lekë rezulton të jetë xhiro vjetore për këtë subjekt gjatë 2020-ës, duke e pozicionuar në vend të parë, ndër 16 të tilla që janë marrë në studim. “ERZENI” është në vend të dytë, të ardhurat e të cilës për vitin 2020 llogariten në 1,22 mld lekë, duke e renditur atë të dytën në listën e 16 kompanive të specializuara në përpunimin e qumështit dhe bulmetit me të ardhurat më të larta vjetore. Pra, këto dy kompani përbejnë rreth 2/3 e tregut, ose 65% të tij.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat