Shqipëria Postuar më 24 Maj 2022, 12:21

Roma-Feyenoord, përballja financiare! - Si vlerësohen në treg dy skuadrat që luajnë në finalen e “Conference League”?

Nga SCAN TV

Këtë të mërkure në Tiranë zhvillohet finalja e ‘Conference League’ ku përballen dy skuadra të njohura të Europës, Roma e Italisë dhe Feyenordi i Holandës.

Por cila është vlera në treg e këtyre klubeve të futbollit?

Ekipi Italian, Roma është mes ekipeve me vlerën me të madhe financiare në Europë. Vlera në treg e këtij ekipi, vlerësohet rreth 405 milionë euro. Ndërkohë, ekipi holandez, Feyenordi ka një vlerë në treg rreth 101 milionë euro.

Lojtari më i kushtueshëm i Romës është britaniku Tammy Abraham. Sipas ‘transfermarkt’, vlera e kartonit të Abraham aktualisht është 45 milionë euro.

Ndërsa në skuadrën holandeze Feyenord, lojtari me kartonin më të kushtueshëm është kolumbiani Luis Sinistera, me 18 milionë euro.

Finalja e Conference League luhet për herë të parë në Tiranë. Me mijëra tifozë të dy skuadrave kanë mbërritur e po vijojnë të vijnë në Tiranë për të ndjekur nga afër këtë përballje të rëndësishme.

Në funksion të këtij eventi, kryeqyteti shqiptar ka kaluar në shtet-rrethim.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat