Bota Postuar më 24 Maj 2022, 12:32

Biden: Një korridor mbrojtës për grurin ukrainas - Aktualisht janë 25 milion ton grurë të bllokuara në Odessa!

Nga SCAN TV

Një koalicion vullnetar që synon të thyejë bllokadën ruse brenda pak javësh duke realizuar një korridor mbrojtës nga Odesa nëpërmjet Bosforit. Është ky plani i propozuar nga presidenti amerikan Biden për të nxjerrë grurin ukrainas nga vendi. Në portin e Odesës, qielli është më re dhe cdo që ka ndaluar, është bllokuar.

Forcat ruse në Detin e Zi ndalojnë që anijet kargo të nisen për të eksportuar në botë grurin ukrainas. Kjo ishte një nga temat kryesore të samitit të Kuad në Tokio, ku merrnin pjesë presidenti amerikan Jo Biden, kryeministri i Japonisë, ai i Indisë dhe Australisë.

Kreu i Shtëpisë së bardhë u shpreh se kriza ushqimore globale rëndohet dhe më shumë nga fakti se Rusia bllokon eksportin e miliona ton grurë nga Ukraina. Sipas Biden deri kur Rusia të vazhdojë luftën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëpunojnë me partnerët e tyre për të dhënë një përgjigje globale për një problem që mund të prekë të gjithë botën.

Për sa i përket këtij reagimi global, britanikja “The Times” e cilëson si një koalicion vullnetar që synon të thyejë bllokadën ruse brenda pak javësh duke realizuar një korridor mbrojtës nga Odesa nëpërmjet Bosforit. Ky do të ishte plani për të shpëtuar grurin ukrainas.

Sipas ekspertëve në sektorin e bujqësisë, duhet vepruar shumë shpejt, pasi bëhet fjalë për 25 milion ton grurë të bllokuara dhe që është vetëm një e treta e sasisë së mbledhur një vit më parë. Sipas tyre që tani është shumë vonë pasi e vetmja mundësi për të nxjerrë grurin nga Ukraina është nëpërmjet detit të zi dhe portet duhet të hapen sa më shpejt.

E etiketuar si hambari i Europës, Ukraina eksporton miliona ton grurë në vit në të gjithë botën nëpërmjet porteve në detin e Zi

Ukraina dhe Rusia eksportojnë së bashku një të tretën e grurit nga totali që gjendet në tregun global, dhe gjysmën e totalit të vajit të lulediellit. Ndërsa rusia mbetet një nga furnizueset kryesore të fertilizuesve, të cilët kanë pësuar një rritje të konsiderueshme cmimi.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat