Greqia, çmim “tavan” për energjinë - Athina duhet të marrë masa për zbutjen e impaktit të rritjes së çmimeve
Greqia deklaroi se komisioni europian ka miratuar skemën për vendosjen e një tavani për cmimin e energjisë elektrike dhe zbutjen e impaktit të rritjes së cmimeve sidomos për familjet dhe bizneset.
Pjesa më e madhe e prodhimit të energjisë në vend lidhet me gazin, dhe për këtë arsye Athina prej kohësh po subvencionon faturat e energjisë elektrike dhe të gazit si dhe ka ofruar një grant për grupet e cënueshme me një kosto totale prej 4 miliardë euro që nga shtatori.
Po rritja e vazhdueshme e cmimit të gazit dhe energjisë elektrike si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt të këtij viti, po përball konsumatorët grekë me fatura gjithnjë e më të fryra. Kjo situatë ka detyruar Athinën të vendosë një tavan për cmimin e energjisë elektrike duke filluar që nga sezoni i verës.
Ministri grek i energjitikës Kostas Skrekas deklaroi se ky është një hap shumë i rëndësishëm sidomos miratimi i mekanizmit të ri që do të aktivizohet në tregun e energjitikës që nga muaji korrik.
Skema përfshin një kufi në pagesat për prodhuesit e energjisë elektrike për të pasqyruar kostot e tyre aktuale të prodhimit, pa shkelur rregullat e tregut të përbashkët të energjisë të BE-së, për të ndihmuar në shkëputjen e çmimeve në rritje të gazit nga çmimet e energjisë elektrike. Greqia do të njoftojë javën e ardhshme Komisionin Evropian për projektligjin që përshkruan mekanizmin e ri. Qeveria greke deklaroi se do të përdorë të ardhurat nga lejet e emetimit të karbonit për të financuar skemën.
SCAN
Sondazh

BE: Blerje e përbashkët gazi para dimrit - Për herë të parë vendet anëtare do të veprojnë njëkohësisht për rezervat
Bashkimi Europian planifikon të fillojë blerjen e përbashkët të gazit përpara dimrit, në përpjekje për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile ruse dhe......

Biden: Një korridor mbrojtës për grurin ukrainas - Aktualisht janë 25 milion ton grurë të bllokuara në Odessa!
Një koalicion vullnetar që synon të thyejë bllokadën ruse brenda pak javësh duke realizuar një korridor mbrojtës nga Odesa nëpërmjet Bosforit. Është ky plani i......

Pse bizneset shqiptare po orientohen drejt euros? - Bie interesi për lekun, por pritshmëritë janë që kjo të ndryshojë!
Lufta në Ukrainë dhe rritja e fortë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ka bërë që bizneset shqiptare të orientohen më shumë drejt monedhës europiane euro sesa......

Roma-Feyenoord, përballja financiare! - Si vlerësohen në treg dy skuadrat që luajnë në finalen e “Conference League”?
Këtë të mërkure në Tiranë zhvillohet finalja e ‘Conference League’ ku përballen dy skuadra të njohura të Europës, Roma e Italisë dhe Feyenordi i Holandës. Por......

Spanja e përshkruan veten si përgjigja e Europës për problemin e energjisë ruse!
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka thënë se vendi i tij dhe Europa Jugore më gjerësisht mund të japin një përgjigje për mungesën e furnizimeve me gaz nga......

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane: Kriptovalutat nuk vlejnë asgjë!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde mendon se kriptovalutat nuk vlejnë asnjë monedhë. "Vlerësimi im shumë i përulur është se nuk vlen......

Pajisjet elektronike do të kushtojnë më shtrenjtë pasi gjigantët e çipave rritën çmimet e tyre!
Produktet që mbështeten në gjysmëpërçuesit do të bëhen edhe më të shtrenjta ndërsa shkritoret e çipave përgatiten të rrisin çmimet e tyre, sipas analistëve.......

Gjykata Europiane e Drejtësisë shpall fajtore Bullgarinë për rregullat e ndotjes së ajrit – Mund të gjobitet nëse nuk rregullon situatën
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka konfirmuar se Bullgaria ka shkelur rregullat e BE-së për ndotjen e ajrit, sepse nuk ka trajtuar ndotjen e dioksidit të......