Spanja takson bankat dhe firmat energjetike - Propozimi kalon pengesën e parë në parlamentin e vendit

Propozimi për taksat e papritura për bankat dhe kompanitë e mëdha energjitike në Spanjë, ka kaluar pengesën e parë në parlamentin e vendit, duke marrë mbështetjen e koalicionit të majtë qeverisës dhe disa partive rajonale.
Disa parti në rajonet veriore të Spanjës, ku kompanitë energjitike dhe bankat kanë një prani të konsiderueshme, kishin sigururar përpara votimit një përjashtim të aktiviteteve të rregulluara të brendshme dhe operacioneve të jashtme të firmave të mëdha energjitike.
Disa kompani energjetike kishin kërcënuar se do ta çonin qeverinë në gjykatë nëse taksa prej 1.2% mbi shitjet e ndërmarrjeve elektrike miratohej në formën e saj origjinale. Fillimisht, taksat synonin të mblidhnin një total prej 7 miliardë eurosh në 2023-shin dhe 2024-ën për të ndihmuar familjet të përballen me presionet e kostos së jetesës. Propozimi, i miratuar me 186 vota pro dhe 152 kundër dhe 10 abstenime, tani do t'i dërgohet Senatit ku mund të miratohet nëse dhoma e sipërme nuk shton ndonjë amendament.
Nëse partitë në Senat prezantojnë ndryshime shtesë, dhoma e ulët, ose kongresi, do të duhet të debatojnë përsëri për ‘të. Një burim qeveritar tha se për shkak të ndryshimeve të fundit në projektligj, 4 miliardë euro që synoheshin të mblidheshin fillimisht, mund të reduktoheshin me rreth 500 milionë euro.
Në fillim të këtij muaji, taksa bankare u ndryshua për të vendosur taksa mbi njësitë vendase të huadhënësve të huaj, pasi Banka Qendrore Europiane paralajmëroi në një opinion jodetyrues, se propozimi mund të shtrembërojë konkurrencën në treg dhe dëmtojë një fushë loje të barabartë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rritje e ekonomisë në Gjermani - Ekspertët parashikojnë një recesion më të lehtë për vendin
Ekonomia gjermane shënoi një rritje pak më të madhe se pritshmëritë paraprake mbi shpenzimet e konsumatorit në tremujorin e tretë. Një situatë e tillë shton......

Taksat në Francë, EDF do të humbasë 5 miliardë euro - Qeveria franceze: 100 euro për megavat orë për energjinë bërthamore
Një taksë e planifikuar në Francë, mbi fitimet e kompanive energjitike gjatë krizës aktuale energjitike të Europës, mund t’i kushtojë gjigantit bërthamor EDF –......

KESH siguron 6 milionë euro nga shitja e energjisë - Përmirësimi i situatës, në favor të mos aplikimit të fashës 800 kWh/muaj
Situata e favorshme hidrike, jo vetëm përmirësoi situatën në Kaskadën e Drinit dhe garantoi nevojat konsumatore për energji, por po gjeneron të ardhura për......

Bashkitë “fshihen” nga qytetarët - Transparenca në nivelin 24.5 për qind, mungojnë informacionet e detyrueshme
Transparenca me qytetarët është hallka më e dobët e pushtetit vendor, e cila renditet në përqindjen më të ulët ndër indikatorët e tjerë që masin Indeksin e......

KLSH zbardh dëm ekonomik kolosal, por vetëm 6 në prokurori - Shkelje financiare 740 milionë dollarë në 2022 dhe numer minimal masash disiplinore
Ndërsa ka zbardhur një vlerë shkeljesh financiare prej 740 milionë dollarësh, nga e cila 470 milionë janë klasifikuar si dëm i pastër ekonomik, bie në sy se......

“Qasja e Gjelbër e Bashkimit Europian dhe Atdheu Im” - Giz, në mbështetje të studentëve të Elbasanit për ndërtimin e ekonomisë së gjelbër
Aplikimi i produkteve dhe ekonomisë së gjelbër, praktika të Bashkimit Europian, janë risi që pritet të integrohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë nëpërmjet......

Vendet europiane ku pronarët e shtëpive duhet të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike!
2022 e ka sjellë krizën klimatike në shtëpitë e europianëve si asnjë vit tjetër. Mund të jetë një 'imazh' i normalitetit të ri, thonë studiuesit pas një......

Black Friday drejt një rekordi të ri – Shitjet online pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë në një ditë të vetme
Shitjet e përgjithshme në internet për ditën pas Ditës së Falënderimeve pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë, sipas Adobe, e cila gjurmon shitjet në faqet e......