Rritje e ekonomisë në Gjermani - Ekspertët parashikojnë një recesion më të lehtë për vendin

Ekonomia gjermane shënoi një rritje pak më të madhe se pritshmëritë paraprake mbi shpenzimet e konsumatorit në tremujorin e tretë. Një situatë e tillë shton dhe më shumë shenjat se një recesion i ardhshëm nuk do të godasë aq fort sa mendohej fillimisht, sipas të dhënave të publikuara.
Ekonomia më e madhe e Europës u zgjerua me 0.4% tremujor në tremujor dhe me 1.3% ne vit, sipas zyrës federale të statistikave. Shpenzimet e familjes ishin arsyeja kryesore e rritjes, pasi konsumatorët udhëtonin dhe dilnin më shumë pas heqjes së pothuajse të gjithave kufizimeve të pandemisë së covid 19.
Ekspertët shprehen se nuk është aspak një përfundim i parashikuar që rritja e PBB-së për tremujorin e tretë shënon fundin e ritmeve pozitive të rritjes për momentin. Mes shitësve me pakicë ka pasur një rënie të dukshme të pesimizmit në lidhje për muajt e ardhshëm, sipas institutit ekonomik IFO, dhe shitësit gjermanë kanë raportuar se problemet e furnizimit ishn lehtësuar pak më shumë gjatë muajit nëntor.
Një sondazh i institutit GFK, për ndjenjën e konsumatorit, zbuloi se masat e qeverisë për lehtësimin e energjisë kishin ndihmuar në stabilizimin e moralit në fillim të muajit dhjetor. Por gjithashtu dhe frika për rritjen e fortë të cmimeve të energjisë ishte dobësuar disi.
Megjithatë aktualisht, indeksi është ende afër niveleve të ulëta historikisht, sipas ekspertëve, dhe konsumatorët nuk po e ndjejnë ende kulmin e kostove të larta të energjisë të cilat do të reflektohen vetëm në faturat e ngrohjes vitin e ardhshëm.
Qeveria gjermane ka parashikuar që ekonomia e vendit të rritet me 1.4% këtë vit dhe të tkurret me 0.4% vitin e ardhshëm. Një zëdhënës i ministrisë së ekonomisë u shpreh për agjencinë e lajmeve Reuters, se treguesit aktualë vazhdojnë të konfirmojnë një recesion në gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas tij, kushtet për të kaluar një recesion sa më të lehtë janë: moskrijimi i një situate krize për energjinë, të mos ketë zhvillime të vështira në lidhje me Covid si dhe që zinxhirët e furnizimit të vazhdojnë të stabilizohen gradualisht.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Taksat në Francë, EDF do të humbasë 5 miliardë euro - Qeveria franceze: 100 euro për megavat orë për energjinë bërthamore
Një taksë e planifikuar në Francë, mbi fitimet e kompanive energjitike gjatë krizës aktuale energjitike të Europës, mund t’i kushtojë gjigantit bërthamor EDF –......

KESH siguron 6 milionë euro nga shitja e energjisë - Përmirësimi i situatës, në favor të mos aplikimit të fashës 800 kWh/muaj
Situata e favorshme hidrike, jo vetëm përmirësoi situatën në Kaskadën e Drinit dhe garantoi nevojat konsumatore për energji, por po gjeneron të ardhura për......

Bashkitë “fshihen” nga qytetarët - Transparenca në nivelin 24.5 për qind, mungojnë informacionet e detyrueshme
Transparenca me qytetarët është hallka më e dobët e pushtetit vendor, e cila renditet në përqindjen më të ulët ndër indikatorët e tjerë që masin Indeksin e......

KLSH zbardh dëm ekonomik kolosal, por vetëm 6 në prokurori - Shkelje financiare 740 milionë dollarë në 2022 dhe numer minimal masash disiplinore
Ndërsa ka zbardhur një vlerë shkeljesh financiare prej 740 milionë dollarësh, nga e cila 470 milionë janë klasifikuar si dëm i pastër ekonomik, bie në sy se......

“Qasja e Gjelbër e Bashkimit Europian dhe Atdheu Im” - Giz, në mbështetje të studentëve të Elbasanit për ndërtimin e ekonomisë së gjelbër
Aplikimi i produkteve dhe ekonomisë së gjelbër, praktika të Bashkimit Europian, janë risi që pritet të integrohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë nëpërmjet......

Vendet europiane ku pronarët e shtëpive duhet të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike!
2022 e ka sjellë krizën klimatike në shtëpitë e europianëve si asnjë vit tjetër. Mund të jetë një 'imazh' i normalitetit të ri, thonë studiuesit pas një......

Black Friday drejt një rekordi të ri – Shitjet online pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë në një ditë të vetme
Shitjet e përgjithshme në internet për ditën pas Ditës së Falënderimeve pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë, sipas Adobe, e cila gjurmon shitjet në faqet e......

Dëshironi të kaloni vitet tuaja të arta në Europë? Këto janë vendet me vizat më të mira të pensionit!
Moti i ngrohtë, pa stres dhe një standard i mirë jetese janë gjithçka që secili prej nesh mund të dëshirojë në vitet e arta të jetës. Por zhvendosja në një......