KESH siguron 6 milionë euro nga shitja e energjisë - Përmirësimi i situatës, në favor të mos aplikimit të fashës 800 kWh/muaj

Situata e favorshme hidrike, jo vetëm përmirësoi situatën në Kaskadën e Drinit dhe garantoi nevojat konsumatore për energji, por po gjeneron të ardhura për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare.
Kjo për shkak të shitjes së energjisë elektrike, ku përmes 3 procedurave janë siguruar 6 mln euro. Brenda kësaj jave janë shitur 31.300 mWh energji, ndërkohë që ndryshe nga procedura e parë çmimi me të cilin është shitur energjia ka pësuar rritje, duke iu afruar çmimeve në tregjet ndërkmbëatre.
Në procedurën e fundit, KESH arriti të shesë energji edhe me 285.75 euro/ mWh, ndryshe nga tenderi i zhvilluar në datën 21 nëntor, ku energjia u shit 150% më lirë se çmimet në bursën e Hungarisë, që shërben si referencë për transaksionet në vendin tonë.
Përmirësimi i situatës hidrike dhe ndalimi i importit të energjisë, ndikon edhe në drejtim të mos shtrenjtimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, duke qenë se tarifimi me fasha është në fuqi për muajin dhjetor.
Sipas këtij vendimi, energjia e konsumuar mbi fashën 800 kWh/muaj do të tarifohet me 42 lekë/kWh, por duke marrë në konsderatë praktikën e ndjekur për muajt tetor dhe nëntor, si dhe deklaratat e qeverisë, me gjasë do të ndiqet e njëjta procedurë, ku fasha nuk hyri në fuqi.
Sipas praktikës së ndjekur, asambleja e KESH duhet të mbajë të pandryshuar çmimin prej 2.6 lekë/kWh me të cilin i shet energjisë OSHEE-së. Më pas, kjo e fundit do të duhet të aplikojë pranë Entit Rregullator të Energjisë, që ka në dorë vendimmarrjen finale.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bashkitë “fshihen” nga qytetarët - Transparenca në nivelin 24.5 për qind, mungojnë informacionet e detyrueshme
Transparenca me qytetarët është hallka më e dobët e pushtetit vendor, e cila renditet në përqindjen më të ulët ndër indikatorët e tjerë që masin Indeksin e......

KLSH zbardh dëm ekonomik kolosal, por vetëm 6 në prokurori - Shkelje financiare 740 milionë dollarë në 2022 dhe numer minimal masash disiplinore
Ndërsa ka zbardhur një vlerë shkeljesh financiare prej 740 milionë dollarësh, nga e cila 470 milionë janë klasifikuar si dëm i pastër ekonomik, bie në sy se......

“Qasja e Gjelbër e Bashkimit Europian dhe Atdheu Im” - Giz, në mbështetje të studentëve të Elbasanit për ndërtimin e ekonomisë së gjelbër
Aplikimi i produkteve dhe ekonomisë së gjelbër, praktika të Bashkimit Europian, janë risi që pritet të integrohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë nëpërmjet......

Vendet europiane ku pronarët e shtëpive duhet të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike!
2022 e ka sjellë krizën klimatike në shtëpitë e europianëve si asnjë vit tjetër. Mund të jetë një 'imazh' i normalitetit të ri, thonë studiuesit pas një......

Black Friday drejt një rekordi të ri – Shitjet online pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë në një ditë të vetme
Shitjet e përgjithshme në internet për ditën pas Ditës së Falënderimeve pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë, sipas Adobe, e cila gjurmon shitjet në faqet e......

Dëshironi të kaloni vitet tuaja të arta në Europë? Këto janë vendet me vizat më të mira të pensionit!
Moti i ngrohtë, pa stres dhe një standard i mirë jetese janë gjithçka që secili prej nesh mund të dëshirojë në vitet e arta të jetës. Por zhvendosja në një......

Cilat janë tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Europë këtë vit?!
Secili vend europian vendos dekorimet e veta në panairet festive gjatë festave të fund vitit, nga tezgat që shesin trikotazh të punuar me dorë në Austri deri......

Cigaret elektronike një 'kërcënim i ri' për planetin / Mungesa e riciklimit shkaku kryesor
Mbetjet e duhanit janë një nga burimet më të mëdha të ndotjes plastike në planet. Triliona bishta cigaresh hidhen çdo vit, duke mbushur tokën dhe detet me......