KLSH zbardh dëm ekonomik kolosal, por vetëm 6 në prokurori - Shkelje financiare 740 milionë dollarë në 2022 dhe numer minimal masash disiplinore

Ndërsa ka zbardhur një vlerë shkeljesh financiare prej 740 milionë dollarësh, nga e cila 470 milionë janë klasifikuar si dëm i pastër ekonomik, bie në sy se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ccuar shumë pak prej zyrtarëve përgjegjës në prokurori. Në buletinin zyrtar të institucionit për periudhën janar shtator, raportohet se janë dërguar për ndjekje penale vetëm 6 zyrtarë. Më konkretisht, KLSH nga auditimet e realizuara gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 ka përcjellë në Prokurori 1 kallëzim penal. Konkretisht, në auditimin e kryer në Drejtorinë rajonale të Kadastrës Sarandë janë kallëzuar 6 persona të konstatuar me shkelje të rënda të cilët janë drejtues të nivelit të lartë e të mesëm (Ish-Drejtor,Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t, (aktualisht DVASHK Sarandë); Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, aktualisht specialist; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit, Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë).
Paralelisht KLSH ka dhëënë edhe 578 masa disiplinore, por më së shumti të lehta e në zgjedhje të titullarëve të institucioneve përkatës, të cilët mund të vendosin nga vërejtja deri te largimi nga puna. Në total Kontrolli i Lartë i Shtetit ka porpozuar largim nga shërbimi civil për 30 punonjës, 15 me statusin e nëpunësit civil, dhe 15 me kontratë pune. Për 30 zyrtarë të tjerë ka propozuar mbajtjen e 1/3 të pagës si përgjegjës për shkeljet.
Si kallzimet, ashtu edhe masat disiplinore janë minimale në raport me dëmin ekonomik të konstatuar, duke parë se për periudhën janar-shtator të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një vlerë kolosale dëmi ekonomik të shkaktuara në institucionet e administratës publike prej rreth 470 milionë dollarësh. Pjesa më e madhe e dëmit është konstatuar në formën e të ardhurave të munguara si pasojë e evazionit fiskal. Në fushën e tatim taksave Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaon një dëm ekonomik në vlerën 45,2 miliardë lekë, afërisht 450 milionë dollarë. Në sektorin doganor është konstatuar një dëm prej 846 milionë lekësh, afërisht 8 milionë dollarë. Në një kohë që shkelje të shumta financiare janë konstatuar edhe me abuzimet me pronat shtetërore. Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore gjatë auditimeve është konstatuar një vlerë dëmi ekonomik prej 421,9 milionë lekësh, afërisht 4 milionë dollarë.
Sa i përket shpenzimeve Qeveritare, dëmi kryesor haset në fushën e investimeve, me një vlerë prej 454 milionë lekësh apo afërisht 4.5 milionë dollarësh.
Ndërkq, sa i përket shkeljeve financiare në përgjithësi, gjatë periudhës janar - shtator 2022, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të rdhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale prej 74 miliardë lekësh, afërisht 740 milionë dollarë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se auditimet e kryera këtë vit kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 147 subjekte duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes: institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

“Qasja e Gjelbër e Bashkimit Europian dhe Atdheu Im” - Giz, në mbështetje të studentëve të Elbasanit për ndërtimin e ekonomisë së gjelbër
Aplikimi i produkteve dhe ekonomisë së gjelbër, praktika të Bashkimit Europian, janë risi që pritet të integrohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë nëpërmjet......

Vendet europiane ku pronarët e shtëpive duhet të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike!
2022 e ka sjellë krizën klimatike në shtëpitë e europianëve si asnjë vit tjetër. Mund të jetë një 'imazh' i normalitetit të ri, thonë studiuesit pas një......

Black Friday drejt një rekordi të ri – Shitjet online pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë në një ditë të vetme
Shitjet e përgjithshme në internet për ditën pas Ditës së Falënderimeve pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë, sipas Adobe, e cila gjurmon shitjet në faqet e......

Dëshironi të kaloni vitet tuaja të arta në Europë? Këto janë vendet me vizat më të mira të pensionit!
Moti i ngrohtë, pa stres dhe një standard i mirë jetese janë gjithçka që secili prej nesh mund të dëshirojë në vitet e arta të jetës. Por zhvendosja në një......

Cilat janë tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Europë këtë vit?!
Secili vend europian vendos dekorimet e veta në panairet festive gjatë festave të fund vitit, nga tezgat që shesin trikotazh të punuar me dorë në Austri deri......

Cigaret elektronike një 'kërcënim i ri' për planetin / Mungesa e riciklimit shkaku kryesor
Mbetjet e duhanit janë një nga burimet më të mëdha të ndotjes plastike në planet. Triliona bishta cigaresh hidhen çdo vit, duke mbushur tokën dhe detet me......

Gjermania planifikon të lejojë shtetësinë e dyfishtë - Cilat janë ndryshimet e parashikuara?
Gjermania është duke modernizuar ligjin e shtetësisë. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Maximillian Kall, tha në Berlin, në konferencën e rregullt të......

Miratimi mes debatesh i projektit për Durrësin, reagon Alabbar: “Projekt transformues për të cilin kemi punuar shumë”
Një ditë pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina" ka reaguar dhe sipërmarrësi Mohamed Alabbar që ka firmosur......