Miratimi mes debatesh i projektit për Durrësin, reagon Alabbar: “Projekt transformues për të cilin kemi punuar shumë”
Një ditë pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina" ka reaguar dhe sipërmarrësi Mohamed Alabbar që ka firmosur kontratën me qeverinë shqiptare. Në një prononcim për “Arabianbusiness”, sipërmarrësi nga Dubai deklaroi se është punuar shumë për këtë projekt transformues.
“Është një projekt transformues, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se ju do të gjeni diçka të tillë të ngjashme”
Artikulli evidenton se projekti i miratuar pas një debati maratonë në Kuvend, ndër të tjera do të mundësojë edhe ndërtimin e terminalit të parë për kroçierat ndërkombëtare.
Kuvendi miratoi ditën e enjte në një seancë maratonë projektin e Durrësit me 74 vota pro dhe 35 kundër. Ky projekt parashikon ndërtimin hoteleve, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante superluksoze dhe mbi 80 mijë metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, dhe 170 dyqane tregtare rreth portit të ri.
Opozita e ka kundërshtuar ashpër projektin me argumentin se shkel Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe çështja është parashikuar të bëhet pjesë e gjykimit të trupës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka anuluar një grant të rëndësishëm që ishte parashikuar për këtë port.
Sondazh

Nuk doni t'i jepni fëmijës tuaj një smartphone? Ja disa alternativa
Edel Strazimiri / SCAN Për shumicën e prindërve, të kuptuarit nëse duhet t'i jepni fëmijës tuaj një smartphone mund të jetë një detyrë sfiduese.......

Kina ‘liron’ 70 miliardë dollarë për bankat për të mbështetur ngadalësimin e ekonomisë!
Kina tha të premten se do të shkurtojë sasinë e parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë si rezerva për herë të dytë këtë vit, duke lëshuar rreth 500......

Britania shtrëngon më tej rregullat për shtetasit e huaj: Ndalohen studentët që nuk janë të regjistruar në universitetet më të mira!
Studentët e huaj që duan të studiojnë në Britani mund të largohen nëse nuk kanë siguruar një vend në një "universitet të lartë", sipas një raporti të gazetës......

Warren Buffett dhuron 750 milionë dollarë në prag të Festës së Falënderimeve!
Warren Buffett dhuroi më shumë se 750 milionë dollarë në aksionet e Berkshire Hathaway për katër fondacione të lidhura me familjen e tij në prag të Festës së......

Bordi i Transparencës – Bien sërish çmimet e karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Pezullohet tenderi i pyllit orbital - Ankesa në KPP: Kritere të paramenduara e në kundërshtim me ligjin, zhduket gara
Tenderi mbi kufirin e lartë monetar për blerjen e pemëve për Pyllin Orbital është pezulluar, pasi një kompani ka depozituar ankesë pranë Komisionit të......

Investimet për përmbytjet lihen në kohë me shi - Në 8 muaj, realizimi vetëm në 38%, shumë objekte ende pa nisur
Ndërkohë që vendi është përballur me përmbytje që në reshjet e para intenisve të stinës, duket se investimet e bëra në drejtim të parandalimit të tyre gjatë......

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, u rrit pagat e pensionet gjyqtarëve - Magjistratëve u rriten rrogat me 14 mijë lekë, u ishte llogaritur gabim në që vitin 2019
Përplasja mes Kuvendit dhe Unionit të Gjyqtarëve për një keqintepretim të ligjit i cili u ulte këtyre të fundit 14 mijë lekë nga paga ka përfunduar me fitoren......