Investimet për përmbytjet lihen në kohë me shi - Në 8 muaj, realizimi vetëm në 38%, shumë objekte ende pa nisur

Ndërkohë që vendi është përballur me përmbytje që në reshjet e para intenisve të stinës, duket se investimet e bëra në drejtim të parandalimit të tyre gjatë këtij viti kanë pasur një ecuri të dobët. Referuar raportit të monitorimit të buxhetit 8-mujor të Ministrisë së Bujqësisë, vihet re se disa zëra investimesh janë me zero realizim.
Konkretisht, megjithëseë gjatë këtij viti ishte parashikuar rehabilitimi i 5 objekte të ujitjes që përfshin afro 4 mijë hektarë kanale kryesore, në fund të 8 mujorit rezullton se ky projekt as nuk është nisur.
Sa i takon investimeve në diga, për vitin 2022 nuk ka qenë parashikuar asnjë financim për objektet në pronësi të bashkive. Ndërkohë përgjatë vitit 2022 ka qenë parashikuar rehabilitimi i pjesshëm i dy godinave të hidrovoreve, Drojë dhe Balldre, nisja e punimeve për rehabilitimin e plotë të hidrovorit të Akernisë, si dhe përfundimi i plotë i hidrovorit të Karavastasë.
Treguesi i përfomancës në këtë pikë rezulton se puna ka ecur në nivelin 54.1 për qind për hidrovorin e Karavastasë dhe nuk është bërë asnjë investim tek veprat e tjera. Sa i takon investimeve në strukturat lumore e detare për mbrojtjen nga përmbytjet vihet re se në buxhet ka qenë parashikuar rehabilitimi i 20 veprave të mbrotjes nga përmbytjet, 6 prej të cilave projekte në vazhdim, dhe niveli i realizimit në fund të 8-mujorit rezulton 46.2 për qind, ku 10 projekte nuk kanë nisur ende ka puna.
Nga buxhet total i Ministrisë së Bujqësisë për ujitjen dhe kullimin për këtë vit, i cili ka një vlerë prej 8.5 milion eurosh, realizimi në 8 mujor rezulton në masën 38 për qind, apo 3.2 milion euro.
Por a mund të përqendrohen investimet në 4-mujorin e fundit dhe sidomos në sektorin e bujqësisë, ku duhen marrë masa parandaluese? Ekspertët shprehen se çdo investim i parashikuar me qëllim minimizimin e dëmeve nga katasrofat natyrore duhet të bëhen në periudha të thata.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, u rrit pagat e pensionet gjyqtarëve - Magjistratëve u rriten rrogat me 14 mijë lekë, u ishte llogaritur gabim në që vitin 2019
Përplasja mes Kuvendit dhe Unionit të Gjyqtarëve për një keqintepretim të ligjit i cili u ulte këtyre të fundit 14 mijë lekë nga paga ka përfunduar me fitoren......

“Ndotja nga nafta, tej normave” - Pinguli: Mospërputhje me raportet e vetëmonitorimit
Ndotja në tokë, ajër dhe ujë në zonën më të madhe naftëmbajtëse të vendit është tej normave të lejuara nga legjislacioni shqiptar dhe ai evropian”. Të......

200 mijë të punësuar, me paga false - Preken të rinjtë dhe të nënkualifikuarit, masat për bizneset
Afro 1/3 e punonjësve në të gjithë vendin nuk deklarojnë të ardhura të plota nga punësimi dhe rreth gjysma e përfaqësuesve të biznesit të intervistuar kanë......

Ministrat europianë të energjisë “rrëzojnë” komisionin - Nuk pranohet propozimi për vendosjen e kufirit të çmimit të gazit
Nuk ka dhënë asnjë rezultat, por përkundrazi ka theksuar dhe më shumë përçarjet ekzistuese mbledhja e ministrave të energjisë së Bashkimit Europian në......

Lulëzon industria e armëve në Europën Lindore - Lufta në Ukrainë nxit vendet të prodhojnë më shumë
Industria e armëve në Europën lindore po prodhon predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Kjo në......

Kush ia grabiti Krishtlindjet britanikëve? - Kriza financiare dhe Brexit “errësojnë” festat
Britanikët këtë vit nuk po i presin festat me optimizmin që i karakterizon. Pavarësisht dritave që ndricojnë në Londër, reklamat e festave në televizion......

BQE paralajmëron rritjen e normave të interesit - Inflacioni i lartë nuk ndalet dhe pritet të zgjasë në kohë
Banka Qendrore Europiane është e shqetësuar se inflacioni mund të jetë duke u rrënjosur, dhe për këtë arsye në mbledhjen e fundit u arrit në përfundimin se......

50% e italianëve, jo blerje për fundvit - Çmimet e shtrenjta, gjithnjë e më shumë njerëz reduktojnë shpenzimet
Çmimet e shtrenjta dhe inflacioni prej 12%, ‘errëson’ konsumin e familjeve italiane: sinjalet e para e frenimit kërcënojnë muajt e fundit të vitit, përfshirë......