Pezullohet tenderi i pyllit orbital - Ankesa në KPP: Kritere të paramenduara e në kundërshtim me ligjin, zhduket gara

Tenderi mbi kufirin e lartë monetar për blerjen e pemëve për Pyllin Orbital është pezulluar, pasi një kompani ka depozituar ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas dokumenteve të bëra publike, subjekti pretendon se Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit, e Bashkisë Tiranë ka vendosur kritere të paramenduara, çka nënkupton paracaktimin e fituesit, si dhe një sërë kriteresh të tjerë, që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
“Shumica e mjeteve dhe makinerive të kërkuara nuk kanë lidhje me natyrën dhe objektin e prokurimit”, - thuhet ndër të tjera në ankesë, duke shtuar se gjithsesi ato disponohen nga autoriteti kontraktor. I njëjti pretendim ngrihet edhe në drejtim të kapaciteteve njerëzore që duhet të disponojë kompania për t’u futur në garë.
Paralelisht, subjekti ankimues vlerëson se përfshirja në tender e punimeve mbështetëse, përveç blerjes së pemëve që duhet të kryejnë kompania, zhduk garën, teksa me përcaktimin e kritereve në mënyrë të paligjshme, të gjithë operatorët që operojnë në fushën e bimësisë dekorative dalin nga gara.
Sipas procedurës së shpallur parashikohet blerja e 24.623 pemëve dekorative, që zë rreth 98% të vlerës së përgjithshme të kontratës, ndërsa punimet mbështetëse të ndërtimit pë sistemim dhe vendosje të 1.058 pemë dekorative, janë zëri tjetër me 2% të saj.
Fondi limit i tenderit kap një vlerë prej 300 mln lekë, ndërkohë që gjatë hapjes së garës,pranohej se projekti i Pyllit Orbital rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Investimet për përmbytjet lihen në kohë me shi - Në 8 muaj, realizimi vetëm në 38%, shumë objekte ende pa nisur
Ndërkohë që vendi është përballur me përmbytje që në reshjet e para intenisve të stinës, duket se investimet e bëra në drejtim të parandalimit të tyre gjatë......

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, u rrit pagat e pensionet gjyqtarëve - Magjistratëve u rriten rrogat me 14 mijë lekë, u ishte llogaritur gabim në që vitin 2019
Përplasja mes Kuvendit dhe Unionit të Gjyqtarëve për një keqintepretim të ligjit i cili u ulte këtyre të fundit 14 mijë lekë nga paga ka përfunduar me fitoren......

“Ndotja nga nafta, tej normave” - Pinguli: Mospërputhje me raportet e vetëmonitorimit
Ndotja në tokë, ajër dhe ujë në zonën më të madhe naftëmbajtëse të vendit është tej normave të lejuara nga legjislacioni shqiptar dhe ai evropian”. Të......

200 mijë të punësuar, me paga false - Preken të rinjtë dhe të nënkualifikuarit, masat për bizneset
Afro 1/3 e punonjësve në të gjithë vendin nuk deklarojnë të ardhura të plota nga punësimi dhe rreth gjysma e përfaqësuesve të biznesit të intervistuar kanë......

Ministrat europianë të energjisë “rrëzojnë” komisionin - Nuk pranohet propozimi për vendosjen e kufirit të çmimit të gazit
Nuk ka dhënë asnjë rezultat, por përkundrazi ka theksuar dhe më shumë përçarjet ekzistuese mbledhja e ministrave të energjisë së Bashkimit Europian në......

Lulëzon industria e armëve në Europën Lindore - Lufta në Ukrainë nxit vendet të prodhojnë më shumë
Industria e armëve në Europën lindore po prodhon predha artilerie dhe furnizime të tjera ushtarake me një ritëm që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Kjo në......

Kush ia grabiti Krishtlindjet britanikëve? - Kriza financiare dhe Brexit “errësojnë” festat
Britanikët këtë vit nuk po i presin festat me optimizmin që i karakterizon. Pavarësisht dritave që ndricojnë në Londër, reklamat e festave në televizion......

BQE paralajmëron rritjen e normave të interesit - Inflacioni i lartë nuk ndalet dhe pritet të zgjasë në kohë
Banka Qendrore Europiane është e shqetësuar se inflacioni mund të jetë duke u rrënjosur, dhe për këtë arsye në mbledhjen e fundit u arrit në përfundimin se......