Gjermania planifikon të lejojë shtetësinë e dyfishtë - Cilat janë ndryshimet e parashikuara?

Gjermania është duke modernizuar ligjin e shtetësisë. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Maximillian Kall, tha në Berlin, në konferencën e rregullt të shtypit të qeverisë gjermane, se “projektligji është pothuajse gati”. Cilat janë ndryshimet e parashikuara?
Ndërsa deri tani, për të marrë pasaportën gjermane duhet të kesh jetuar së paku 8 vjet në Gjermani me dokumente të rregullta, me projektligjin e ri mund ta marrësh shtetësinë pas 5 vjetësh. Në disa raste të veçanta, të integrimit të mirë në shoqëri e punë, madje edhe pas tri vjetësh. Angazhimi vullnetar shpërblehet gjithashtu.
Edhe për emigrantët e brezit të parë, mbi 67-vjeç, që jetojnë prej dekadash në Gjermani, por nuk e kalojnë lehtë testin e gjuhës, do të ketë lëshime pasi për ta do të mjaftojë që "të jenë të aftë të kuptohen në gjermanisht".
Po ashtu edhe fëmijët e lindur në Gjermani mund të marrin automatikisht shtetësinë gjermane, nëse njëri prej prindërve jeton në mënyrë të rregullt prej 5 vitesh në Gjermani.
Shumë rregulla kanë mbetur të njëjta në projektligj: Nga natyralizimi do të përjashtohen persona që kanë kryer vepra penale, qoftë në Gjermani, qoftë në vendin e tyre, ose që kanë shfaqur në të kaluarën qëndrime antikushtetuese.
Gjithashtu do të jetë e vështirë për personat që nuk mund të provojnë identitetin e tyre, që kanë një leje qëndrimi të përkohshme ose që janë me Duldung. Pak shanse kanë edhe ata që marrin përfitime sociale nga shteti. Përjashtime për këta ka vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Deri tani, për të marrë shtetësinë gjermane duhet të dorëzoje shtetësinë e vendit tënd. Ky rregull pritet të hiqet. Sipas draftit, të cituar nga disa mediume, marrja e shtetësisë edhe në të ardhmen do t’u jepet vetëm personave që nuk kanë bërë vepra penale, as në vendin e tyre e as në vendin aktual. Dhe që nuk janë kundër kushtetutës.
Parimet kryesore për një ligj të reformuar të shtetësisë ishin vënë qysh në marrëveshjen e koalicionit mes Partisë socialdemokratëve, Të Gjelbrit dhe partisë liberale, në nëntor 2022.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, tha se “qeveria federale e sheh Gjermaninë si një vend të larmishëm emigrimi, si një shoqëri të larmishme emigrimi, dhe për këtë arsye po modernizon normat ligjore, veçanërisht në fushën e ligjit të shtetësisë.”
Opozita gjermane konservatore e ka pritur me zemërim lajmin për projektligjin e ri. Nënkryetarja e grupit parlamentar opozitar, CDU/CSU, Andrea Lindholz, tha për gazetën "Bild", se mesa duket, “koalicioni synon ta nxjerrë pasaportën gjermane në tregun e vjeturinave”.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, u shpreh i indinjuar me planet e koalicionit të qendrës së majtë. Ai i quajti ato “të padiskutueshme”. Sipas tij, liberalizimi i ligjit të natyralizimit e ul motivimin e imigrantëve për integrim dhe shpërblen mungesën e vullnetit për t'u identifikuar qartë me Gjermaninë".
Nuk përjashtohet mundësia, që pas miratimit nga kabineti qeveritar dhe Bundestagu, ai të bllokohet nga Landet në Bundesrat, ose të ketë nevojë për angazhimin e një komisioni ndërmjetësues, derisa të miratohet përfundimisht. Por për momentin, sipas burimeve qeveritare në Berlin, ai ka dalë nga ministritë dhe i është dorëzuar për shqyrtim kancelarisë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Miratimi mes debatesh i projektit për Durrësin, reagon Alabbar: “Projekt transformues për të cilin kemi punuar shumë”
Një ditë pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina" ka reaguar dhe sipërmarrësi Mohamed Alabbar që ka firmosur......

Nuk doni t'i jepni fëmijës tuaj një smartphone? Ja disa alternativa
Edel Strazimiri / SCAN Për shumicën e prindërve, të kuptuarit nëse duhet t'i jepni fëmijës tuaj një smartphone mund të jetë një detyrë sfiduese.......

Kina ‘liron’ 70 miliardë dollarë për bankat për të mbështetur ngadalësimin e ekonomisë!
Kina tha të premten se do të shkurtojë sasinë e parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë si rezerva për herë të dytë këtë vit, duke lëshuar rreth 500......

Britania shtrëngon më tej rregullat për shtetasit e huaj: Ndalohen studentët që nuk janë të regjistruar në universitetet më të mira!
Studentët e huaj që duan të studiojnë në Britani mund të largohen nëse nuk kanë siguruar një vend në një "universitet të lartë", sipas një raporti të gazetës......

Warren Buffett dhuron 750 milionë dollarë në prag të Festës së Falënderimeve!
Warren Buffett dhuroi më shumë se 750 milionë dollarë në aksionet e Berkshire Hathaway për katër fondacione të lidhura me familjen e tij në prag të Festës së......

Bordi i Transparencës – Bien sërish çmimet e karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Pezullohet tenderi i pyllit orbital - Ankesa në KPP: Kritere të paramenduara e në kundërshtim me ligjin, zhduket gara
Tenderi mbi kufirin e lartë monetar për blerjen e pemëve për Pyllin Orbital është pezulluar, pasi një kompani ka depozituar ankesë pranë Komisionit të......

Investimet për përmbytjet lihen në kohë me shi - Në 8 muaj, realizimi vetëm në 38%, shumë objekte ende pa nisur
Ndërkohë që vendi është përballur me përmbytje që në reshjet e para intenisve të stinës, duket se investimet e bëra në drejtim të parandalimit të tyre gjatë......