Vendet europiane ku pronarët e shtëpive duhet të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike!

2022 e ka sjellë krizën klimatike në shtëpitë e europianëve si asnjë vit tjetër. Mund të jetë një 'imazh' i normalitetit të ri, thonë studiuesit pas një studimi të ri që tregon se sezoni i zjarrit arriti 'zona të djegura' rekord në disa rajone të Europës Jugperëndimore.
Kontinenti gjithashtu ka pësuar thatësirën më të keqe në 500 vjet këtë verë, e ndjekur nga përmbytje të rrezikshme në disa vende. Dhe më shumë të dhëna po derdhen për numrin vdekjeprurës të këtij moti ekstrem. Autoritetet franceze, për shembull, sapo kanë vlerësuar se valët e të nxehtit të vitit shkaktuan mbi 2,816 vdekje.
Përveç rrezikut për jetën, njerëzit janë gjithnjë e më të shqetësuar për shtëpitë e tyre. Duke pasur parasysh ndikimin e mundshëm në industrinë e sigurimeve, faqja e krahasimit në Mbretërinë e Bashkuar ComparetheMarket ka hartuar një listë të 10 vendeve europiane ku shtëpitë janë më të cenueshme.
Spanja kryeson listën e vendeve më të cenueshme nga klima, duke humbur 1,694 hektarë tokë nga zjarret në vit, sipas llogaritjeve të analistëve. Ata shikuan një sërë faktorësh për t'i dhënë secilit vend një rezultat të përgjithshëm klimatik dhe Spanja u shty gjithashtu në krye të listës nga nivelet e saj të ndotjes së ajrit.
Por është Portugalia ajo që vuan më shumë nga zjarret, me një mesatare prej 2,444 hektarësh të djegur në vit. Në mënyrë të pashmangshme, disa shtëpi janë në zona me rrezik të lartë.
Serbia është vendi europian më i rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut me një mesatare prej 1.4 përmbytjesh të shkaktuara nga rreshjet në vit. Kjo e bën atë vendin numër një për dëmet e shtëpive të lidhura me përmbytjet.
Në përgjithësi, Bosnja dhe Hercegovina u rendit e dyta në listën e ComparetheMarket, për shkak të numrit të lartë të zjarreve dhe përmbytjeve.
Dhe Britania e Madhe doli e treta, e goditur nga cilësia e dobët e ajrit dhe niveli i lartë i ndotjes.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Black Friday drejt një rekordi të ri – Shitjet online pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë në një ditë të vetme
Shitjet e përgjithshme në internet për ditën pas Ditës së Falënderimeve pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë, sipas Adobe, e cila gjurmon shitjet në faqet e......

Dëshironi të kaloni vitet tuaja të arta në Europë? Këto janë vendet me vizat më të mira të pensionit!
Moti i ngrohtë, pa stres dhe një standard i mirë jetese janë gjithçka që secili prej nesh mund të dëshirojë në vitet e arta të jetës. Por zhvendosja në një......

Cilat janë tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Europë këtë vit?!
Secili vend europian vendos dekorimet e veta në panairet festive gjatë festave të fund vitit, nga tezgat që shesin trikotazh të punuar me dorë në Austri deri......

Cigaret elektronike një 'kërcënim i ri' për planetin / Mungesa e riciklimit shkaku kryesor
Mbetjet e duhanit janë një nga burimet më të mëdha të ndotjes plastike në planet. Triliona bishta cigaresh hidhen çdo vit, duke mbushur tokën dhe detet me......

Gjermania planifikon të lejojë shtetësinë e dyfishtë - Cilat janë ndryshimet e parashikuara?
Gjermania është duke modernizuar ligjin e shtetësisë. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Maximillian Kall, tha në Berlin, në konferencën e rregullt të......

Miratimi mes debatesh i projektit për Durrësin, reagon Alabbar: “Projekt transformues për të cilin kemi punuar shumë”
Një ditë pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina" ka reaguar dhe sipërmarrësi Mohamed Alabbar që ka firmosur......

Nuk doni t'i jepni fëmijës tuaj një smartphone? Ja disa alternativa
Edel Strazimiri / SCAN Për shumicën e prindërve, të kuptuarit nëse duhet t'i jepni fëmijës tuaj një smartphone mund të jetë një detyrë sfiduese.......

Kina ‘liron’ 70 miliardë dollarë për bankat për të mbështetur ngadalësimin e ekonomisë!
Kina tha të premten se do të shkurtojë sasinë e parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë si rezerva për herë të dytë këtë vit, duke lëshuar rreth 500......