Taksat në Francë, EDF do të humbasë 5 miliardë euro - Qeveria franceze: 100 euro për megavat orë për energjinë bërthamore

Një taksë e planifikuar në Francë, mbi fitimet e kompanive energjitike gjatë krizës aktuale energjitike të Europës, mund t’i kushtojë gjigantit bërthamor EDF – cili aktualisht është i ngarkuar me borxhe - rreth 5 miliard euro vitin e ardhshëm. Taksa e cila është pjesë e projektligjit fiskal për vitin 2023 që parlamenti francez po shqyrton aktualisht, do ta bënte EDF-në kontribuesin më të madh në këtë skemë.
Qeveria franceze synon të vendosë taksën 100 euro për megavat orë për prodhimin e energjisë bërthamore dhe asaj të rinovueshme. Masa, e cila synon që të kufizojë fitimet nga cmimet e larta të energjisë për financimin e ndihmave për familjet dhe bizneset që po luftojnë me pasojat e inflacionit të lartë, vjen si pjesë e një politike më të gjerë të Bashkimit Europian, për të cilën është rënë dakord këtë vit.
Ky vendim do të rëndojë dhe më shumë financat e EDF-së, e cila pas paralajmërimeve të ndryshme për fitimet këtë vit lidhur me problemet në reaktorët e saj bërthamorë, është në proces të plotë shtetëzimi.
Autoriteti francez i tregjeve AMF bëri publike ofertën e shtetit për blerjen e EDF, rreth dy javë më vonë se sa pritej fillimisht në një marrëveshje që do t'i kushtojë qeverisë rreth 10 miliardë euro.
EDF më 3 nëntor uli për herë të fundit objektivin e prodhimit bërthamor për vitin 2022 duke fajësuar ndikimin e grevave të punëtorëve në orarin e mirëmbajtjes së reaktorit dhe ndërprerjet e zgjatura të mirëmbajtjes së katër reaktorëve të prekur nga korrozioni.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

KESH siguron 6 milionë euro nga shitja e energjisë - Përmirësimi i situatës, në favor të mos aplikimit të fashës 800 kWh/muaj
Situata e favorshme hidrike, jo vetëm përmirësoi situatën në Kaskadën e Drinit dhe garantoi nevojat konsumatore për energji, por po gjeneron të ardhura për......

Bashkitë “fshihen” nga qytetarët - Transparenca në nivelin 24.5 për qind, mungojnë informacionet e detyrueshme
Transparenca me qytetarët është hallka më e dobët e pushtetit vendor, e cila renditet në përqindjen më të ulët ndër indikatorët e tjerë që masin Indeksin e......

KLSH zbardh dëm ekonomik kolosal, por vetëm 6 në prokurori - Shkelje financiare 740 milionë dollarë në 2022 dhe numer minimal masash disiplinore
Ndërsa ka zbardhur një vlerë shkeljesh financiare prej 740 milionë dollarësh, nga e cila 470 milionë janë klasifikuar si dëm i pastër ekonomik, bie në sy se......

“Qasja e Gjelbër e Bashkimit Europian dhe Atdheu Im” - Giz, në mbështetje të studentëve të Elbasanit për ndërtimin e ekonomisë së gjelbër
Aplikimi i produkteve dhe ekonomisë së gjelbër, praktika të Bashkimit Europian, janë risi që pritet të integrohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë nëpërmjet......

Vendet europiane ku pronarët e shtëpive duhet të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike!
2022 e ka sjellë krizën klimatike në shtëpitë e europianëve si asnjë vit tjetër. Mund të jetë një 'imazh' i normalitetit të ri, thonë studiuesit pas një......

Black Friday drejt një rekordi të ri – Shitjet online pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë në një ditë të vetme
Shitjet e përgjithshme në internet për ditën pas Ditës së Falënderimeve pritet të arrijnë në 9 miliardë dollarë, sipas Adobe, e cila gjurmon shitjet në faqet e......

Dëshironi të kaloni vitet tuaja të arta në Europë? Këto janë vendet me vizat më të mira të pensionit!
Moti i ngrohtë, pa stres dhe një standard i mirë jetese janë gjithçka që secili prej nesh mund të dëshirojë në vitet e arta të jetës. Por zhvendosja në një......

Cilat janë tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Europë këtë vit?!
Secili vend europian vendos dekorimet e veta në panairet festive gjatë festave të fund vitit, nga tezgat që shesin trikotazh të punuar me dorë në Austri deri......